Flash

Wanda Nara flirton me ‘të mëdhenjtë’ e Serie A: "Di që unë e Icardi do të kthehmi në Itali"

Lapsi.al 1 July 2023
Wanda Nara flirton me ‘të mëdhenjtë’ e Serie A:

Wanda Nara ka dhënë detaje për rikthimin e mundshëm të Mauro Icardi në Itali, në të përjavshmen Gente: “Nuk ndalem shumë në nostalgjinë për jetën që kam pasur në Itali, sepse e di që unë dhe Mauro do të kthehemi. Është një vend ku ishim dhe do të jemi gjithmonë të lumtur”. Fraza rrethanore apo mundësi transferimi në Serie A? Ndërkohë, ajo postoi një orë rëre nga Katedralja e Milanos dhe drejton Masterchef Argentina.

"Sot, kur më gjeni pak të lodhur, do të thosha se po, më mungon diçka që bëja në Itali dhe Francë. Por realiteti është se jam e lumtur me Masterchef dhe gjithçka që po më ndodh. E nuk pendohem për asgjë. Për më tepër, kam gjithnjë e më shumë oferta interesante për punë. Nga ana tjetër, jam një grua që jetoj gjithmonë e lidhur me të tashmen dhe sot e imja është në Argjentinë", tha Wanda. Pastaj, një tjetër referencë për Italinë: "Shtëpia ime e bukur e fshatit në Milano? E kemi atë. Të zotët e shtëpisë jetojnë në atë shtëpi dhe kujdesen për kafshët tona. Është një vend që të gjithë e duam dhe ku duam gjithmonë të kthehemi”, pranoi Wanda.

Lexo më tej: Ish-kapiteni i Inter sulmuesi i ri i Milan: Wanda poston foton e Duomo e Icardi kthehet me polemika

ICARDI E KËRKESA QË FSHEH DIÇKA

Icardi është gjithashtu protagonist i merkatos në Turqi. Pas një sezoni triumfues prej 26 paraqitje dhe 23 gola që përfundoi me Galatasaray kampion, ai ka kërkuar 10 milionë euro në vit për të qëndruar. Një shifër që del jashtë merkatos për arkat e klubit turk. Por që në fakt mund të fshehë dicka tjetër. A mund të jetë një kërkesë e paarritshme për tu shitur? Fjalët e Wanda Nara sugjerojnë këtë mundësi dhe për argjentinasin nuk mungojnë admiruesit në Itali. Roma dhe Milan kërkojnë një garanci në zonën e portës dhe Maurito ka shënuar tashmë 111 gola në 188 ndeshje në Serie A. Në Turqi ai është i huazuar nga PSG, të cilët nuk kanë ndërmend ta rikthejnë në Francë. E sigurisht janë të gatshëm ta shesin.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI