Flash

Bllokohet transferimi i Brozovic, Inter i tërbuar me Al Nassr: sauditët luajtën 'pisët'

Lapsi.al 30 June 2023
Bllokohet transferimi i Brozovic, Inter i tërbuar me Al Nassr:
Mes Brozovic dhe Al Nassr gjithçka dukej e kryer, por Inter bllokoi negociatat në minutën e fundit. E në fakt, pasi kroati kishte marrë kohë për të pritur Barcelonën, tymi i bardhë më në fund mbërriti dje. Kroati vendosi të mos priste më Barcelonën dhe pranoi transferimin në Arabinë Saudite. E kur pritej zyrtarizimi, gjithcka u shkatërrua. Zikaltrit në këtë pikë janë shumë të inatosur me sauditët sepse, pasi morën aprovimin e kroatit, ata ulën ofertën për klubin. Lexo më tej: Al-Nassr i mbyll 'gojën' me para Brozovic: 100 milionë në tre vjet 'vrasin' shpresat e Barcelonës Sipas gazetarit italian Di Marzio, gjithnjë i informuar mbi çështjet e merkatos, arabët ndryshuan rregullat. Al Nassr uli ofertën për mesfushorin kroat nga 23 milionë + bonuse, në 13 milionë + bonuse. Një ulje drastike që nuk i pëlqeu aspak Inter. E për këtë arsye Ausilio dhe Marotta e vendosën transfertën në bllokim. Kështu, hapen skenarë të rinj për të ardhmen e kroatit, sot më shumë se kurrë në balancë. Gjithnjë, sipas Di Marzio, kroati i kishte kërkuar Inter një shpërblim për të pranuar transferimin në Arabinë Saudite. Ishte çështje parash, sepse Brozo kishte kërkuar rritjen e ofertës mbi 30 milionë të ofruar fillimisht. Al Nassr pranoi të shkonte në 100 milionë në 3 vjet, por pikërisht kur u akorduan erdhi bllokimi.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI