Flash

Giuntoli zgjidhet nga 'zinxhirët' e De Laurentiis: nga 1 korriku do të jetë drejtori i ri i Juventus

Lapsi.al 30 June 2023
Giuntoli zgjidhet nga 'zinxhirët' e De Laurentiis: nga 1 korriku

Telenovelës duket se i ka ardhur fundi: Cristiano Giuntoli ka gjetur një marrëveshje për ndërprerjen e kontratës që e lidhte me Napolin deri në vitin 2024. E për këtë arsye ai do të jetë më në fund i lirë të nënshkruajë me Juventus. Pasdite do të ratifikohet marrëveshja me Aurelio De Laurentiis dhe nga 1 korriku ekzekutivi fiorentin do të mund të funksionojë si drejtor i zonës teknike bardhezi. Giuntoli do të ketë në krah edhe Giovanni Manna.

Giuntoli do të teserohet pa kërkuar asnjë devijim nga FIGC, siç duhet të ndodhte në rast se do të vihej nën kontratë me sezonin futbollistik të nisur tashmë. Për të është gati një kontratë pesëvjeçare.

Lexo më tej: Juventus, zgjedhja është Giuntoli: Allegri, paqe me Drejtorin Sportiv, mungon vetëm aprovimi i ADL

Siç u përmend, ai do të jetë përgjegjës për fushën teknike bardhezi. Giuntoli do t'i raportojë vetëm drejtorit të përgjithshëm Francesco Calvo dhe administratorit të deleguar Maurizio Scanavino. Drejtor i ekipit të parë do të mbetet Giovanni Manna. Ndërsa Claudio Chiellini, rikthimi i të cilit u zyrtarizua të enjten, do të kujdeset për Next Gen.

Për rolin e drejtorit sportiv të Juventus ishte përmendur edhe Igli Tare. Madje, shqiptari kishte edhe një sponsor të rëndësishëm si Luciano Moggi. Ish-drejtorit i përgjithshëm i Juventus mendonte se Tare ishte njeriu që i duhej bardhezinjve, pas largimit të tij nga Lazio.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI