Flash

Neymar turpërohet publikisht: modelja amerikane Bright i nxjerr mesazhet private

Lapsi.al 29 June 2023
Neymar turpërohet publikisht: modelja amerikane Bright i nxjerr mesazhet
Nuk është një periudhë e artë për Neymar, në qendër të vëmendjes së mediave dhe revistave për fakte që nuk kanë lidhje me botën e futbollit. Fillimisht “pakti” me partneren e tij aktuale Bruna Biancardi dhe kërkimi i faljes publike. Më pas gjoba për shkelje mjedisore për ndërtimin e shtëpisë së tij në Brazil. Tani për ta futur në telashe sulmuesin e Paris Saint Germain është kujdesur një modele amerikane. Celeste Bright ka publikuar disa mesazhe të brazilianit në rrjetet sociale, duke e diskredituar publikisht. Çfarë do të mendojë Bruna për një tjetër "marifet" të O'Ney, i cili së fundmi është bërë sërish baba?

NEYMAR E ATO MESAZHE

Modelja amerikane, siç raporton ndër të tjera As, ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë mesazhet që i erdhën nga Neymar. Braziliani pavarësisht se i kërkoi falje publike së fundmi partneres së tij Bruna Biancardi, nuk duket se ka ndryshuar qëndrim. Në mesazhin e brazilianit, një emoticon me duartrokitje, ndoshta duke iu referuar një prej fotove të Bright. Kjo e fundit në një rrëfim të mëvonshëm shprehu të gjithë zemërimin e saj për atë mesazh, duke sulmuar lojtarin e PSG-së. “Nuk e dija kush ishte ky person para gjithë kësaj”, ka shkruar modelja. “Jam lodhur duke lexuar mesazhe të tilla nga burrat që kanë gra ose të dashura. Ai nuk është i vetmi. Mendoj se edhe vajzat e tjera duhet t'i japin më shumë zë këtyre gjërave”.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Celeste Bright (@celestebrightt)

BRIGHT DISKREDITON NEYMAR

Bright, e cila ka mbi një milion ndjekës në profilin e saj në Instagram, ka dhënë më pas një mesazh që i referohet universit mashkullor: “Djema, bëhuni më të mirë, sepse meritojmë më të mirën”. A do ta ndihmojë ky mësim i shumëfishtë publik që O'Ney të ndryshojë qëndrimin e tij?
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Celeste Bright (@celestebrightt)

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI