Flash

“Cancellieri më futi duart në fyt”, pastaj erdhi hakmarrja: tension në fund të Itali-Norvegji

Lapsi.al 29 June 2023
“Cancellieri më futi duart në fyt”, pastaj erdhi
Ndeshja mes Italisë dhe Norvegjisë pati një përfundim të keq. Tensioni në fushë mes Cancellieri dhe Kamanzi, u pasua nga eliminimi i të dyja skuadrave nga kampionati evropian U21. Italia ishte zot i fatit të saj. Duhej fitorja ndaj Norvegjisë për të parë se çfarë do të ndodhte në ndeshjen tjetër, mes Francës dhe Zvicrës. Por nuk ndodhi kështu. Një paraqitje zhgënjyese, veçanërisht në pjesën e dytë, eliminoi Italinë U21 në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian. Të kaltrit dolën jashtë për shkak të golave të shënuar në ndeshjet direkte. Është edicioni i tretë radhazi që Italia U21 nuk i kalon grupet duke i thënë sërish lamtumirë Olimpiadës. Mbetet hidhërimi për gabimet arbitrale në ndeshjen me Francën, por keqardhja më e madhe mbetet se skuadra nuk u tregua vendimtare kundër Norvegjisë dhe në pjesën e dytë kundër Zvicrës. Por pavarësisht justifikimeve të mundshme, përgjegjësia i takon të gjithë grupit të kombëtares U21 italiane.

TENSION MES CANCELLIERI E KAMANZI

Në fund të ndeshjes, me të dyja skuadrat e eliminuara, zhgënjimi dhe dëshpërimi tek të gjithë lojtarët u pasua nga tensioni. Ndeshja ishte kryesisht e drejtë, por nervat nuk mbajtën deri në fund. Protagonist ishte sulmuesi i Lazios, Cancellieri, i cili sipas Kamanzi e kapi dy herë nga fyti. Lojtari norvegjez është filmuar duke u qetësuar nga Botheim (kapiteni i Norvegjisë). Pastaj ai më vonë shpjegoi arsyen e nervozizimit të tij: “Anësori i tyre i djathtë u zemërua pak me mua. Nuk e di pse. Pastaj më kapi dy herë nga fyti dhe më tha disa gjëra. Pastaj erdhi Klaesson dhe e ndali. Sigurisht që nervozohesh nëse dikush të vë duart në fyt dhe askush nuk e sheh”.
@anthonyking2022 Hanno esagerato #norvegia #italia #europeiunder21 #viraltiktok #neiperteeeeeeeeeeeeeee #perteeeeeeeeeeeeeeeeee ♬ Epic Inspiration - DM Production
“Jam i shokuar nga fakti që nuk ka kamera që kanë regjistruar dhe që askush nuk e ka vënë re, sepse ka ndodhur dy herë. Një herë, pastaj vazhduam dhe e bëri përsëri. Menjëherë më pas vrapoi në dhomën e zhveshjes”. Në fakt, nuk ka përsëritje që tregojnë gjestin e Cancellieri. Sidoqoftë ,një lloj hakmarrjeje, norvegjezi e realizon: “Është absurde që ndodh në një fushë futbolli dhe askush nuk bën asgjë. Por janë jashtë edhe ata”.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI