Flash

Tirana, formacion 60% i ndryshuar dhe role të dubluara: bardheblutë trembin rivalët pa nisur ende

Lapsi.al 29 June 2023
Tirana, formacion 60% i ndryshuar dhe role të dubluara: bardheblutë

Tirana është gati, ose pothuajse gati, për një sezon të ri. Rrugëtimi bardheblu nis në mesin e korrikut me përballjen e dyfishtë kundër Dinamo Batumi në Conference League. E vijon më pas me kompeticionet kombëtare, në dy prej të cilave Tirana ka mllefet e vitit të kaluar dhe është gati për të marrë revanshin.

Sot në Ohër duhet të bashkohet me grupin edhe Erion Hoxhallari, duke i cuar në tetë blerjet në këtë dritare merkato. Tetë goditje të shkëlqyera që i kanë ndryshuar plotësisht fytyrën 26 herë kampionëve. Me ish-kapitenin, mbrojtja është blinduar me ardhjen e Micit, Dokës e Obanor. Pa harruar se çelësat e portës i janë dorëzuar Selmanit. Mesfusha ka të shtuar kualitetin e Jonuzit, ndërsa sulmi tani ka prezanton zgjedhje luksi për Shehin me ardhjen e Kaina Nunes e Latifit.

TË MBIJETUARIT E SEZONIT TË KALUAR

Portierë: Lika, Kiri

Mbrojtës: Najdovski, Përgjoni, Lulaj, Haxhiu

Mesfushorë: Deliu, Lushkja, Qefalija, Hila

Sulmues: Patrick, Nikqi, Hasani, Abazaj, Gjumsi

Nga Akademia: Qehaja, Tola,

Bashkë me 15 lojtarët e mbetur në organikë dhe dy të rinjtë Qehaja e Tola kompletohet 25 e të gjithë respektit për teknikun. Shehi sheh tashmë të ndryshuar 60% të formacionit me të cilin shkoi një hap larg titullit dhe kupës vitin e kaluar.

FORMACIONI I MUNDSHËM

Portier: Selmani

Mbrojtja: Doka, Obanor, Hoxhallari, Mici

Mesfusha: Najdovski, Deliu, Lushkja

Sulmi: Abazaj, Hasani, Latifi

TAKTIKAT E SHEHIT

Prapavija është krejtësisht e ridizenjuar, por shumë herë më kualitative se ajo e një viti më pare. Doka, Obanor, Hoxhallari e Mici përpara Selmanit janë një linjë e pakapshme në letër. Në këtë pikë, Najdovski i bashkohet Deliut e Lushkjes, me Jonuzin e Hilën që janë më shumë se alternativa. Sulmi është i frikshëm, sepse Tirana insistoi aty ku ishin problemet më të mëdha: Abazaj, Hasani, Latifi. E nëse Këpuca e Artë merr ofertën e parefuzueshme nga jashtë, atëherë Kaina Nunes është gati.

Lexo më tej: Tirana, një kundërshtar me vlerë organike 108 milionë euro: shorti e vendos përballë gjigantit turk Besiktas

Sigurisht në pritje të kthimit nga dëmtimi i Patrick, që duhet të jetë në shtator. Praktikisht, Tirana shfaq fytyrën e re, por me objektivat e vjetra: të fitojë gjithçka.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI