TRAUMA E TRADHËTISË...
Nuk ishte koha më e mirë dhe as mënyra më e mirë për të zbuluar një fakt të tillë. E siç është normale, Shakira është përshkuar nga ndjenja të fuqishme dhe kontradiktore, disa edhe të frikshme. Siç thotë ylli kolumbian, muzika ishte mënyra më e mirë për t'u shprehur: “Kam kaluar nëpër mohim, zemërim, dhimbje, pranim, zi, shpresë, zhgënjim, përsëri shpresë dhe iluzion. Kaq shumë emocione, ndjesi që nuk e mendoja se mund të bashkëjetonin brenda meje. Munda t'i zbuloja vetëm përmes këngëve, për ta kuptuar veten pak më mirë”.Këngëtarja e mbylli pastaj intervistën në këtë mënyrë: “Gjithë jetën kam pasur frikë të përballem me gjërat që në fund më është dashur të përballem dhe i mbijetova. Mendova se nuk mund ta bëja, megjithatë qëndrueshmëria e njeriut është e pashtershme, aq më tepër e grave”.People en Español nombra a Shakira como la "Mujer Más Bella" del 2023. pic.twitter.com/vnvbC7gEQO
— Indie 505 (@Indie5051) June 27, 2023