Napoli është gati të rifillojë përgatitjet pasi fitoi kampionatin numër tre në historinë e tij. Por të kaltrit do ta bëjnë këtë me një kurs të ri dhe me njerëz të rinj. Në fakt, Luciano Spalletti dhe drejtori sportiv Giuntoli janë larguar tashmë nga napolitanët. E nëse nuk mjaftojnë për të shkaktuar dridhje në zemrat e tifozëve, atëherë vulën e vendos Luciano Moggi. Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventus zbuloi se cilat ishin arsyet që i shtynë dy arkitektët e titullit të ndryshonin ambjent.
Luciano Moggi gjithmonë thotë atë që mendon. E këtë herë e shkruan në Libero, duke analizuar situatat më të rëndësishme në futbollin italian. Në editorialin e tij të fundit, ai ka dashur të ndalet në situatën në shtëpinë e Napolit, që po përballet me një mini-revolucion të stafit. Në fakt, Luciano Spalletti dhe Giuntoli janë e kaluara dhe trajneri toskan tashmë është zëvendësuar me francezin Rudi Garcia. Moggi hodhi bombën duke treguar arsyen e vërtetë përse ata vendosën të ndërpresin bashkëpunimin me klubin e De Laurentiis: “Prioriteti për të dy është siguria se nuk mund të përsëriten. Por mbi të gjitha shmangia e përplasjes me De Laurentiis në rast disfate”. Deklarata që sugjerojnë se ka pasur përplasje për të ardhmen dhe projektin që do të ngrihet për sezonin në vijim.
Lexo më tej: “Prisni skuadër për vendin e pestë ose gjashtë”: Moggi numëron gabimet e Juventus dhe sponsorizon Taren
DEKONSPIRIMI I MERKATOS NAPOLITANE
Por vullkaniku Moggi ka edhe një arsye të dytë që ka të bëjë me merkaton: “Do të largohet Kim në drejtim të Bayern Munich. Kontrata e Osimhen është zgjatur dhe rinovuar, por me një klauzolë që nëse do të ndodhte një ofertë e parefuzueshme, lojtari dhe klubi do ta flisin. Kështu, edhe nigeriani është gjithashtu në treg. Këto janë arsyet që e shtynë teknikun Spalletti të marrë një vit pushimi dhe Giuntoli të shkojë drejt Torinos”.