Flash

Marcus Thuram në Milano për vizitat mjekësore e firmën: te Inter do të fitojë 6 milionë euro në vit

Lapsi.al 27 June 2023
Marcus Thuram në Milano për vizitat mjekësore e firmën: te

Është dita e Marcus Thuramit te Inter. I ndjekur për dy vjet dhe pranë zikaltërve në verën e vitit 2021, sulmuesi francez mbërriti me një fluturim nga Parisi në aeroportin privat të Milanos, Linate. Destinacioni fillestar ishte klinika Humanitas e Rozzano dhe, më pas, transferimi te Coni për vizitat mjekësore. Pasdite, pastaj është pareashikuar kalimi në selinë qendrore për nënshkrimin e kontratës deri në vitin 2028. Marcus do të fitojë te Inter 6 milionë euro neto në sezon. Sulmuesi, i cili do të mbushë 26 vjeç në gusht, arrin te Inter si një transferim i lirë. Kontrata e tij me Borussia Moenchengladbach skadon më 30 qershor.

Lexo më tej: Inter ia rrëmbeu Milanit nga duart, Marcus Thuram të martën mbërrin në Milano për vizitat mjekësore

Inter siguroi Marcus Thuram duke djegur konkurrencën e Milan. Francezi do të fitojë gjashtë milionë euro neto, por në bilanc djali i ish-mbrojtësit të Juves dhe Parmës do të kushtojë më pak. Kjo falë Dekretit të Rritjes (8 bruto pesha në arkën e zikaltërve). Ndërkohë, kanë ardhur edhe zërat e parë për numrin e fanellës. Te Borussia Moenchengladbach ai ka mbajtur numrin 10 dhe ka mundësi që numri 9, që ishte i Dzeko të kalojë mbi supet e Lukaku, i cili vitin e kaluar mbante atë 90. Një opsion mund të jetë 26, numri që Thuram mban në ekipin kombëtar.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI