Flash

Milan pa financa për merkato, RedBird investon në F1: injektohen 200 milionë euro për Alpine

Lapsi.al 26 June 2023
Milan pa financa për merkato, RedBird investon në F1: injektohen 200

Pas zërave të ditëve të fundit, tashmë është zyrtare. Fondi RedBird Capital Partners, pronar i Milan, së bashku me aktorin hollivudian Ryan Reynolds zbarkojnë në F1. Struktura e krijuar nga Gerry Cardinale bëhet pjesë e një grupi investitor me Otro Capital dhe Maximum Effort Investments, që ka blerë 24% të aksioneve në skuderinë Alpine F1. Kjo është ajo që lexohet në një deklaratë në faqen e internetit të F1 të skuderisë. Aty njoftohet se Alpine ka siguruar "një injeksion parash prej 200 milionë eurosh" për të mbështetur ambiciet e saj sportive.

Lexo më tej: Prapaskena/ Tonali u detyrua të shkonte te Newcastle nga Milan: lotët e Sandros dhe shantazhi i Moncada

“Formula 1 dhe Alpine janë asete strategjike për Groupe Renault”, tha Luca de Meo, CEO i Groupe Renault. "Gjatë dy viteve të fundit, ne kemi rindezur Alpine, duke kapitalizuar nga coupé e saj sportive ikonë A110. E përmirësuam duke hyrë në Formula 1, ku synon të bëhet një pretendent për kampionatin. Ky partneritet - shtoi ai - do të përshpejtojë zhvillimin e Alpine F1, duke diversifikuar faktorët e të ardhurave dhe rritjen e vlerës së markës”, që duhet të rritet në rreth 900 milionë euro. Një investim që tifozët e Milan mund të mos e pëlqejnë, në kohër kur për para kanë parë të largohet Tonali.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI