Flash

Wojciech Szczesny rrëfen dramën e minutave të sëmundjes, kundër Sporting: "Pata frikë nga vdekja"

Lapsi.al 26 June 2023
Wojciech Szczesny rrëfen dramën e minutave të sëmundjes,

Wojciech Szczesny iu kthye edhe njëherë episodit të 13 prillit të kaluar, në të cilin pati frikë për jetën. Gjatë ndeshjes së Europa League kundër Sporting Lisbona, portieri polak u detyrua të largohej nga fusha për shkak të sëmundjes: "Me të vërtetë mendova se do të vdisja, ishte e frikshme. Pasi ia kalova topin një nga shokëve të skuadrës, ndjeva sikur zemra do të më shpërthente në gjoks. Gjatë një goditje këndi i thashë Milik se isha keq, por kundërshtarët e kishin goditur tashmë. Dhimbja në gjoks ishte e tmerrshme dhe ende nuk e di saktësisht edhe sot çfarë ishte. Ndoshta ndonjë problem me shpinën ose shtyllën kurrizore".

Duke folur për Canal Plus sport Poloni, portieri i Juventus foli më pas për teknikun Massimiliano Allegri: “Ne jemi miq shumë të mirë. E respektoj sepse ai është i aftë të më thotë gjëra që askush tjetër nuk do t'i thoshte. Pasi u transferova në Torino, ne kemi qenë gjithashtu miq shtëpie. Kështu që unë do të thoja se ai është një mik i madh i imi", tha Wojciech.

Së fundi, Wojciech flet për të ardhmen: "Tërheqja nga kombëtarja polake është shumë afër, tashmë po luaj më shumë se sa pritej. Do të ndalem kur të ndjej se nuk mund të jap 100% në fushë. Por do ta them vetëm kur të ndodhë, sepse për momentin nuk kam asnjë dëshirë për lamtumirë”.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI