Flash

Coco, futbollisti playboy, rrëfehet: nga Manuela Arcuri te fotot lakuriq të blera nga Galliani

Lapsi.al 24 June 2023
Coco, futbollisti playboy, rrëfehet: nga Manuela Arcuri te fotot lakuriq

Francesco Coco ishte një mbrojtës anësor që luajti në klube të mëdha si Milan, Inter dhe Barcelona. Megjithatë, ai është përfolur më shumë për bëmat e tij jashtë fushës, sesa për sukseset e arritura në lojë. Coco ka qenë shpesh në qendër të kronikave gossip e gazetat rozë i kanë kushtuar shumë faqe të para. Tani ai ka dashur të tregonte të vërtetat e tij.

Një futbollist që gëzonte çdo aspekt të jetës së një futbollisti, Francesco Coco, ishte një lojtar me një reputacion si playboy. Atij i janë atribuar shumë flirte dhe ka qenë edhe objektivi i preferuar i paparacëve. I intervistuar nga Corriere della Sera, mbrojtësi i krahut i cili u rrit te Milan, foli për dashurinë e tij për Manuela Arcuri.

ARCURI, U NDAMË SE ISHIM TË RINJ

Një histori dashurie që ishte në faqen e parë të të gjitha të përditshmeve rozë: "Ne ishim bashkë me Manuelën për një vit e gjysëm, ajo ishte e fejuara ime. Por ne u ndamë sepse ishim shumë të rinj dhe nuk mund ta jetonim dashurinë tonë në liri. Për të gjitha herët që na kanë fotografuar duket se kemi qenë bashkë për një përjetësi. Sot jam i lumtur që e shoh të martuar dhe si nënë”. Në lidhje me flirtet e tjera që i atribuoheshin ai thotë se ishin shpikje dhe madje as nuk i njihte shumë prej tyre. Por në fund shton: "Nuk kam qenë as i fejuar, as i martuar, kujt i bëja keq?"

FOTOT LAKURIQ E TËRBIMI I GALLIANI

Një lajm i bujshëm ishte ai i krijuar nga Fabrizio Corona, i cili e kishte fotografuar Coco lakuriq në një varkë. Një fakt që nuk u kapërcye nga Adriani Galliani. Mbrojtësi i krahut luante për Milan dhe klubi nuk donte që fotot të bëheshin publike: “Nuk e di sa i ka paguar Adriano Galliani ato foto për të mos i bërë publike. Por unë nuk i kam parë kurrë. Di vetëm që më kanë zbritur 36 milionë lira nga paga. I thashë Gallianit që sa për mua mund t'i publikonin, nuk shihja asgjë të keqe”.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI