Flash

“Kur fitojmë jemi gjermanë, kur humbasim majmunë”: skandal me fyerje raciste ndaj Moukoko e Ngankam

Lapsi.al 24 June 2023
“Kur fitojmë jemi gjermanë, kur humbasim majmunë”:
Fyerje të rënda raciste vërshuan mbi Youssoufa Moukoko dhe Jessic Ngankam. E gjitha ndodhi pas barazimit të Gjermanisë me Izraelin në ndeshjen e tyre hapëse në Euro Under 21. Sulmuesit e Dortmund dhe Hertha u mbuluan me epitete skandaloze në mediat sociale. Faji ishte se humbën nga një penallti, e para në minutën e 3’, e dyta në minutën e 80’. “Kur fitojmë jemi të gjithë gjermanë, kur humbasim na quajnë majmunë”, komentoi Moukoko i zhgënjyer. Edhe trajneri i Gjermanisë U-21, Antonio Di Salvo, është zemëruar nga episodi: "Është absurd. Është një farsitet kur njerëzit komentojnë në mënyrë anonime në internet dhe ofendojnë djemtë tanë në mënyrë raciste. Unë i mbroj 1000 për qind. Ata duan të luajnë për Gjermaninë, ata janë gjermanë dhe japin gjithçka për vendin”. Lexo më tej: Mungon penalltia dhe goli i dukshëm, Cesari shpërthen kundër UEFA-s: "Zgjedhje të çmendura prej tyre" Edhe Federata Gjermane e Futbollit (Dfb) i dënoi “fuqishëm” fyerjet raciste. Me një postim në Tëitter, mesazhe solidariteti erdhën edhe nga Borussia Dortmund dhe Hertha Berlin. "Familja e Borussia është me ty, Youssoufa! Ne dënojmë fuqishëm komentet raciste të bëra kundër Youssoufa Moukoko dhe shokut të skuadrës Jessic Ngankam pas ndeshjes," tha BVB. Hertha ndërkohë i përshkroi incidentet si "të neveritshme dhe të përçmueshëm", duke nënvizuar se "nuk ka vend për racizëm dhe diskriminim".

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI