Flash

Video/ Në Argjentinë kanë gjetur një tjetër Messi: njihuni me Claudio Echeverri

Lapsi.al 23 June 2023
Video/ Në Argjentinë kanë gjetur një tjetër Messi:
Me fitoren e Botërorit me Argjentinën, epoka e Lionel Messi në futbollin e madh mund të konsiderohet e mbyllur. Pleshti tani ka zbarkuar në Amerikë, në Majami, për kapitullin e fundit të karrierës së tij të lavdishme. Në atdhe tashmë ka nisur gjuetia për trashëgimtarin e tij dhe ja ku vjen Claudio Echeverri, djaloshi i ri i River Plate. Claudio Echeverri është një mesfushor ofensiv që luan për River Plate. 17-vjeçari, i lindur në vitin 2006, ka një goditje të shkëlqyer dhe një nivel të lartë teknik, që e bënë menjëherë të krahasohet me Leo Messi. Personaliteti, loja me topin, vizioni dhe shpejtësia e bënë djaloshin të bindte stafin e River Plate që t'i lejonin debutimin në ekipin e parë. Lexo më tej:"Messi, eja me pushime këtu": Arabia Saudite i paguan mbi 20 milionë euro të postojë foto e të mos flasë keq për vendin Protagonist absolut në U17 të Amerikës së Jugut me 8 paraqitje, 5 gola dhe 3 asiste, Echeverri i mahniti të gjithë. Lojë e një niveli të lartë, duke pasur parasysh moshën e tij shumë të re. Debutimi i tij për River Plate u zhvillua ditët e fundit kundër Instituto, duke lënë shenjën e tij në rezultatin 3-1. Mbi të, sipas mediave vendase, ka hedhur sytë Real Madrid. Gazeta spanjolle As flet për një klauzolë ekzistuese prej 25 milionë eurosh. Një gjë është e sigurt, se për të do të flitet shumë në vitet e ardhshme.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI