Flash

Botërori i parë për Klube me 32 skuadra, do të luhet në SHBA: 12 ekipe të kualifikuar për edicionin e parë

Lapsi.al 23 June 2023
Botërori i parë për Klube me 32 skuadra, do të luhet në

Botërori i ri për Klube me 32 ekipe, edicioni i parë i së cilës do të luhet në vitin 2025, ka selinë e saj. Këshilli i FIFA-s ka vendosur unanimisht se Shtetet e Bashkuara do të jenë pritësit e ngjarjes. Kjo pikërisht një vit përpara Kupës së Botës për kombëtare me 48 ekipe. "Botërori për Klube FIFA 2025 do të jetë kulmi i futbollit profesional elitar për meshkuj. E me infrastrukturën e nevojshme dhe interesin e madh vendas, Shtetet e Bashkuara janë pritësi ideal për të nisur këtë turne të ri global." - tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino -. Me disa nga klubet më të mira në botë tashmë të kualifikuara, tifozët nga çdo kontinent do të sjellin pasionin dhe energjinë e tyre në Shtetet e Bashkuara pas dy vjetësh. Një moment historik i rëndësishëm në misionin tonë, për ta bërë futbollin vërtetë global”.

Datat e planifikuara janë qershor-korrik, pra si ato të Kupës së Botës për ekipet kombëtare. Ndërsa vendet do të caktohen si më poshtë: 4 në konfederatën afrikane, 4 në Azi, 4 në Concacaf, 1 në Oqeani, 6 në Conmebol, 12 në UEFA dhe një në federatën kombëtare të vendit pritës (SHBA), për një total prej 32.

Lexo më tej: Botërori i klubeve me 32 skuadra: FIFA i cakton 12 vende Europës

JANË KUALIFIKUAR TASHMË 12 SKUADRA

Al-Hilal – Kampion i AFC Champions League 2021

Urawa Reds – Kampion i AFC Champions League 2022

Al-Ahly – Kampion i CAF Champions League 2020/21 e 2022/23

Wydad Casablanca – Kampion i CAF Champions League 2021/22

Monterrey – Kampion i CONCACAF Champions League 2021

Seattle Sounders – Kampion i CONCACAF Champions League 2022

Leon – Kampion i CONCACAF Champions League 2023

Palmeiras – Kampion i Copa Libertadores 2021

Flamengo – Kampion i Copa Libertadores 2022

Chelsea – Kampion i UEFA Champions League 2020/21

Real Madrid – Kampion i UEFA Champions League 2021/22

Manchester City – Kampion i UEFA Champions League 2022/23

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI