Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Partizani në Eros, prezantohet Grezda: kontratë 1 vjeçare për ish-sulmuesin e kombëtares

Lapsi.al 23 June 2023
Partizani në Eros, prezantohet Grezda: kontratë 1 vjeçare

Eros Grezda është sulmuesi i ri i Partizanit. Lajmi ishte në ajër prej ditësh, sepse lojtari kërkonte një ekip në Superiore. Pas negociatave edhe me Tiranën, që zgjodhi Latifin, Grezda u përqendrua te bisedimet me të kuqtë. Kampionët e Shqipërisë shtojnë kështu cilësinë ofensive me një lojtar që karrierën e ka ndërtuar jashtë.

Grezda është aktivizuar në radhët e Lokomotiva Zagreb, Osijek, Glasgoë Renxhers, Sibenik, Manisa dhe Zalaegerszeg. Jo të gjitha eksperiencat kanë shkuar si duhet. Grezda, sidomos në Skoci me teknikun Gerrard, preku fundin. Në 6 muajt e kaluar te Zalaegerszeg, ai ka luajtur vetëm 7 ndeshje, duke shënuar 1 gol. Sidoqoftë 28 vjeçari shpreson të rigjejë ritëm e vazhdimësi me Partizanin. Sulmuesi me ekipin tonë përfaqësues ka koleksionuar 13 prezenca duke shënuar 1 gol.

Grezda do të shtojë forcën e një reparti që llogarit edhe Mba, Da Silva, Cara e Mensah. Zekic është një trajner që ka punuar më parë me Grezdën dhe e ka të qartë se cfarë mund të presë nga ai. Madje tekniku i Partizanit ka qenë vendimtar në zgjedhjen e tij, me telefonatën personale me futbollistin.

???????

?️ ????̈?????? ?? ????????̈? ???? ?????? ☝️

? Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Eros Grezdën. Ish sulmuesi i ekipit tonë kombëtar është zyrtarisht pjesë e kampionëve të Shqipërisë. 28 vjeçari ka nënshkruar një kontratë 1 vjeçare me të kuqtë, me të drejtë rinovimi nga ana e klubit edhe për një tjetër sezon. Përgjatë karrierës së tij Grezda është aktivizuar në radhët e Lokomotiva Zagreb, Osijek, Glasgow Renxhers, Sibenik, Manisa dhe Zalaegerszeg. Me ekipin tonë përfaqësues sulmuesi 28 vjeçar rregjistron 13 prezenca dhe 1 gol.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI