José Mourinho heq dorë nga të qenit anëtar i Bordit të Futbollit të UEFA-s. Ky organizëm u krijua së fundmi për të diskutuar disa nga çështjet më të rëndësishme në futbollin europian. Portugezi ishte pjesë bashkë me 19 trajnerë të tjerë ndërkombëtarë. Vendimi i tij iu komunikua me email Zvonimir Boban, i cili drejton Bordin e Futbollit. “I dashur Boban, duke ju falënderuar që më keni ftuar të jem anëtar i Bordit të Futbollit, më vjen keq t'ju informoj se do të heq dorë nga pjesëmarrja ime në këtë grup me efekt të menjëhershëm - ka shpjeguar ai në email -. Kushtet në të cilat besoja fort kur u bashkova, nuk ekzistojnë më. E u ndjeva i detyruar ta marr këtë vendim. Të kërkoj me xhentilesë që vendimin tim t'ia komunikosh edhe presidentit Ceferin”.
ÇFARË ËSHTË FOOTBALL BOARD UEFA
Bordi i Futbollit i UEFA-s u krijua në prill nga Boban. Qëllimi ishte mbledhja e propozimeve për përmirësimin e futbollit. Brenda tij janë personalitete të ndryshme të së kaluarës dhe të tashmes: Carlo Ancelotti, Zinedine Zidane, Paolo Maldini, Javier Zanetti, Luis Figo, Ronald Koeman dhe Phlipp Lahm.
Lexo më tej: Fyerjet ndaj arbitrit Taylor i kushtojnë rëndë: Jose Mourinho skualifikohet 4 ndeshje
Vendimi i Mourinho vjen vetëm 24 orë pas skualifikimit të rëndë për atë që ndodhi pas finales së Europa League kundër Sevillas në Budapest. Trajneri portugez u skualifikua për 4 javë për “gjuhë ofenduese” ndaj arbitrit anglez Taylor. Roma u gjobit me 55 mijë euro dhe do të duhet të dëmshpërblejë edhe Federatën Hungareze të Futbollit për dëmin e shkaktuar nga tifozët. Më tej, në ndeshjen e radhës evropiane në transfertë, tifozët verdhekuq nuk do të mund ta ndjekin skuadrën. Një goditje e fortë për Romën, që protestoi kundër arbitrit Taylor për një penallti të padhënë e një karton të kuq të munguar.