Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Tonali pranon transferimin te Newcastle: anglezët plotësojnë 80 milionët e kërkuar nga Milan

Lapsi.al 22 June 2023
Tonali pranon transferimin te Newcastle: anglezët plotësojnë 80

Sandro Tonali ka pranuar ofertën e Newcastle dhe është gati të largohet nga Milan nëse dy klubet mbyllin detajet e marrëveshjes. Mesfushori kuqezi, fillimisht hezitues për t'u larguar nga skuadra për të cilën ka bërë gjithmonë tifo, pranoi ofertën e anglezëve. Për të është gati një kontratë 6-vjeçare me 8 milionë euro plus 2 bonuse, shifër e paarritshme as nga Milani. Tratativa është te detajet. Diferenca mes ofertës së Newcastle prej 70 milionë plus 5 bonuse dhe 80 milionëve të kërkuara nga kuqezinjtë është e sistemueshme.

Përshpejtimi në negociata ishte i rëndësishëm dhe vendimtar. E gjitha e plotësuar me kontaktet me menaxherin e lojtarit për të përcaktuar detajet e një oferte të rëndësishme.

Lexo më tej: Tonali mori një goditje në kokë nga Bare, humb ndeshjen me Austrinë: "Jam mirë, krenar që jam pjesë e kësaj Italie"

Kështu, Sandro Tonali mund të luajë Champions të radhës me bardhezinjtë e Neëcastle. Numri 8 është bindur nga një kontratë e pasur shumëvjeçare në xhep, ndërsa Milan nga një ofertë e parefuzueshme. Nëse kuqezinjtë do të tentojnë deri në minutën e fundit të marrin 80 milionë eurot e kërkuara, nga ana tjetër Tonali e ka dhënë aprovimin. Kontratë 6-vjeçare prej 8 milionë euro, plus 2 bonuse. Shumë më tepër se dyfishi i pagës aktuale te Milan, i përmirësuar pas titullit kampion të fituar. Pasi është zgjidhur çështja në lidhje me lojtarin, po diskutohet për detajet mes drejtuesve të Magpies dhe atyre të Milan.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI