Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

E vërteta e Dani Alves me deklarata të rënda: "Nuk e di nëse fle mirë natën, por unë e fal"

Lapsi.al 21 June 2023
E vërteta e Dani Alves me deklarata të rënda: "Nuk e di

Versioni tjetër i historisë. Për herë të parë pas arrestimit, Dani Alves ka dashur të komentojë personalisht historinë. Braziliani ka folur hapur në lidhje me përdhunimin e dyshuar për të cilin akuzohet. “Nuk ka pasur asnjë natë që të mos kem fjetur i qetë. Asnjë natë të vetme. E kam ndërgjegjen të pastër. Unë kurrë nuk kam lënduar askënd me dashje. E as atë vajzë atë natë”. Faktet datojnë në 30 dhjetorin e kaluar dhe episodi dyshohet se ka ndodhur në një klub nate në Barcelonë. Braziliani, pasi vajza bëri denoncimin, u arrestua me akuzën e sulmit seksual.

Dani Alves, tashmë disa muaj më vonë, u shpreh publikisht për ngjarjen në një intervistë me gazetaren Mayka Navarro. Ish-mbrojtësi iu drejtua drejtpërdrejt viktimës së supozuar: “Nuk e di nëse ka ndërgjegje të pastër, nëse fle mirë natën. Por unë e fal. Më shkon mendja se është dikush që të ka dhënë këshilla të këqija, që është ndjerë keq pasi i ka dhënë. Që ka bërë një hap përpara dhe nuk ka mundur të dalë nga rrëmuja në të cilën është futur dhe më ka përfshirë edhe mua”.

Lexo më tej: Dani Alves mbetet në burg, refuzohet apeli: ja sa vjet rrezikon braziliani

DERI TANI, VERSION I SHTREMBËRUAR

Ish-mbrojtësi i Barcelonës vazhdoi duke nënvizuar faktin se, sipas tij, deri më tani është thënë një version i shtrembëruar i asaj që ka ndodhur realisht: “Vendosa ta publikoj këtë intervistë, intervistën time të parë, për t'u dhënë njerëzve mundësinë të dinë çfarë mendoj unë”.

“Deri më tani, është shpalosur një histori 'e frikshme' frike dhe terrori, e cila nuk ka të bëjë fare me atë që ka ndodhur apo atë që kam bërë. Unë hyra pas saj. Nuk e mbylla as derën me çelës. Dera ishte e hapur gjatë gjithë kohës. Mund të largohesha sepse praktikisht isha ulur në ndenjësen e tualetit gjatë gjithë kohës”.

Ku qëndron e vërteta është praktikisht e pamundur të thuhet, vetëm dy protagonistët e historisë mund ta dinë. Por të paktën tani të dyja versionet janë bërë publike.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI