Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Video/ Saka idhulli i ri i tifozëve anglezë: kori për sulmuesin bëhet viral në internet

Lapsi.al 21 June 2023
Video/ Saka idhulli i ri i tifozëve anglezë: kori për sulmuesin
Në Angli ka një dëshirë të madhe për hakmarrje. Tifozët anglezë janë të etur për të marrë më në fund fronin e Europës, që iu shpëtoi nga duart dy vjet më parë në finalen e Wembley me Italinë. Mendja e popullit britanik është tashmë në Berlin, qyteti ku do të luhet akti i fundit i Euro 2024. E siç ndodhi në turneun e kaluar, në të cilën kori "It's coming home" u ngrit në piedestal, edhe këtë herë kombëtarja e Tre Luanëve ka një refren ku do të mbështetet. Kori ka të bëjë me Bukayo Saka dhe kryeqytetin gjerman. Kori i preferuar i tifozëve anglezë është: “Bukayooo Saka. Running doën the wing, Saka. Hear the England sing, Saka. We’re all going to Berlin”. E përkthyer: "Saka, duke vrapuar në krah, dëgjon korin e Anglisë: Të gjithë do të shkojmë në Berlin". Tifozët e Anglisë tregojnë kështu, kur mungon edhe një vit nga turneu, ngrohtësinë e tyre dhe mbi të gjitha dëshirën për të pushtuar kreun e Europës. Një sukses që ekipi i Tre Luanëve nuk e ka arritur kurrë.

SHPRESAT ANGLEZE PËR NË BERLIN

Anësori i Arsenal, nënkampion i Premier League, ka qenë prej kohësh një nga pikat kryesore të klubit të tij dhe të Anglisë. I aktivizuar edhe në Euro 2020, ku humbi penalltinë vendimtare në finale, e cila efektivisht i dorëzoi trofeun Italisë, 20 vjecari tani është bërë një nga lojtarët më të mirë në qarkullim. Shpejtësi, teknikë, sens goli, janë cilësitë me të cilat ai çmend markuesit e tij. Saka ka shënuar 15 gola dhe 11 asiste në të gjitha garat këtë sezon. Një arritje vërtetë e jashtëzakonshme. Lexo më tej: It’s coming home… çmimi Fair Play: Anglia skuadra më 'e mirë' e Katar 2022 Tifozët anglezë shpresojnë që sulmuesi i Gunners ta përsërisë këtë paraqitje edhe vitin e ardhshëm në Kampionatin Evropian që do të luhet në Gjermani. E ndoshta kanë shpresën se fjalët e korit të ri do të bëhen realitet dhe që rezultati i një finaleje të mundshme të jetë ndryshe nga ajo e vitit 2021.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI