Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

"Tani me pushime në Barcelonë": Sylvinho i kujton të gjithëve sa kishte Shqipëria pa arritur dy fitore radhazi

Lapsi.al 20 June 2023
"Tani me pushime në Barcelonë": Sylvinho i kujton të

“Është shumë e vështirë të luash këtu. Një pasim i gjatë mund të vendosë në vështirësi. Nuk ka nevojë për shumë zotërim topin, me një top të gjatë mund të sjellë situata të padëshiruara". Sylvinho shpjegon vuajtjen e Shqipërisë në fraksione loje në Ishujt Faroe, edhe pse është i lumtur për 1-3 e marrë. Suksesi i dytë radhazi për kuqezinjtë dhe vetë teknikun, pas debutimit me humbje me Poloninë. "Duhet të shohim anën pozitive. Kemi fituar me rezultatin 1-3. Ndoshta ka qenë në 2021 që Shqipëria fitonte dy ose më shumë ndeshje radhazi".

Lexo më tej: Video/ Tris kuqezi në "Torsvoellur Stadium": Shqipëria e dyta, Moldavia na bën një nder

Braziliani nuk dëshiron të zbilancohet, pavarësisht se polakët i ka lënë prapa dhe është vetëm -1 nga Çekia: "Shanset janë njësoj siç ishin dhe më përpara. E rëndësishme ishin të fitonim dy fitore radhazi. Ka ndodhur para dy viteve kur Shqipëria fitonte dy ndeshje radhazi. E kam thënë që në fillim që është një grup shumë i vështirë, shumë i ekuilibruar. Jemi të kënaqur për dy fitoret dhe jemi tërësisht në garë për kualifikimin".

GOLI MË I BUKUR

Asllani shënoi me një goditje të kalibruar, Muçi me një inkursion fantastik, por tekniku nuk dëshiron të zgjedhë mes tyre. Si futbollist Sylvinho i ka provuar të dy llojet e golave të shënuar, por tani i shijon nga pankina: "Të dy ishin gola shumë të bukur. Sigurisht në aspektin taktik goli i Asllanit ishte më i bukur. Por unë nuk mund të rri pa përmendur lojtarët që kanë hyrë dhe kanë dhënë kontributin e tyre".

KOHA PËR PUSHIME

Në fund koha për pushimet, edhe pse Sylvinho ka edhe pak ditë punë në Tiranë, si zbuloi vetë: "Do të rikthehem në Tiranë sepse kemi disa ditë punë. Dhe pasi të kem mbaruar në Tiranë do të rikthehem në Porto dhe do të bashkohem me familjen time. Më pas do të bëjmë një ose dy javë pushime në Barcelonë”, përfundoi Sylvinho.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI