Kristjan Asllani shënon një supergol, duke kthyer Shqipërinë në avantazh. Një perlë e mesfushorit të Inter, që nuk i la asnjë mundësi reagimi portierit Gestsson. Një goditje këndi e luajtur shkurt nga kuqezinjtë në minutën e 51' dhe topi shkoi te numri 21. E majta e kalibruar e Asllanit përfundoi nën traversë, duke u depozituar në rrjetë.
[video width="720" height="404" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/06/asllani-gol.mp4"][/video]
Zhvlerësohet kështu barazimi në fundin e pjesës së parë nga Ishujt Faroe, që ndëshkuan me anë të Faero. Një gabim në vendosje i portierit Berisha lejoi mesfushorin që me kokë të shënonte golin e 1-1. Ekuilibri megjithatë nuk zgjati shumë, sepse 6 minuta pas rifillimit Asllani shënoi me një magji të vërtetë, që entuziamoi teknikun Sylvinho.
Lexo më tej: Video/ E djathtë për biliardo, Bajrami dënon Ishujt Faroe: Cikalleshi humbet penalli
[video width="928" height="504" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/06/ishujt.mp4"][/video]