Flash

Tre kushtet në të cilat Neymar mund të tradhëtojë të fejuarën Biancardi: nga Brazili zbulojnë akordin

Lapsi.al 20 June 2023
Tre kushtet në të cilat Neymar mund të tradhëtojë
Neymar dhe e dashura e tij Bruna Biancardi kanë një marrëveshje sipas së cilës lojtari mund ta tradhëtojë në tre kushte. Karriera e talentit brazilian është në një pikë kthese. Pas dëmtimit të kaviljes në mars, ish-lojtari i Barcelonës nuk ka dalë më në fushë dhe po flitet për një shitje. Përveç problemeve të përgjithshme brenda PSG, Neymar vuan edhe për sjellje joprofesionale jashtë fushës. Festat e tij kanë mërzitur fqinjët dhe traumatizuar shokët e skuadrës. Netët e tij të pokerit kanë bërë bujë dhe braziliani shpesh shfaqet në evente mondane. Në të gjitha këtë situatë, braziliani është në pritje të një fëmije me të dashurën e tij Bruna Biancardi. Influencuesja braziliane u rikthye me O'Ney pas një krize vitin e kaluar dhe, siç raportohet nga gazeta braziliane "Em Off", të dy kanë një marrëveshje për ta bërë jetën "më të thjeshtë" për të dy. Lexo më tej: Kush është Bruna Biancardi, e dashura e Neymar

TRE KUSHTET

Influencuesja ka humbur shpresën për ta mbajtur besnik partnerin e saj dhe për këtë arsye ka vendosur t'i japë lirinë. Në fakt, Bruna Biancardi ka bërë një marrëveshje me lojtarin e PSG. Akord që e lejon atë ta tradhtojë, por me tre kushte. Kushtet janë: diskrecion, prezervativ dhe pa puthje në buzë. Nëse këto respektohen, Neymar ka dritën jeshile për të bërë çfarë të dojë me miratimin e të fejuarës Biancardi. Kush e di nëse marrëveshja vlen edhe në të kundërt…

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI