Flash

E vërteta e Pippo Inzaghi dhe akuza e rëndë ndaj Max Allegri: "Hoqa dorë nga futbolli për fajin e tij"

Lapsi.al 20 June 2023
E vërteta e Pippo Inzaghi dhe akuza e rëndë ndaj Max Allegri:

Autobiografia e një prej golashënuesve më prolifikë të epokës moderne, Pippo Inzaghi, nuk do t'i pëlqejë teknikut të Juventus Max Allegri. Ish-sulmuesi, së bashku me gazetarin Olivero, ka shkruar “Momenti i duhur”. Një libër që ripërshkon karrierën e gjatë dhe të suksesshme të ish-sulmuesit ndër të tjera të Juventus dhe Milan. Gazzetta dello Sport ka publikuar disa pjesë nga përmbajtja, nga të cilat dalin prapaskena të pabotuara të jetës futbollistike të trajnerit. Një në veçanti, në lidhje me lamtumirën e tij nga futbolli.

Mes faqeve të autobiografisë, Inzaghi fliste për jetën e tij private, frikërat e lidhura me futbollin dhe karrierën si një bomber gjithnjë në linjë të pozicionit jashtë loje. Ajo që tërhoqi vëmendjen megjithatë ishte prapaskena e vendimit për të varur këpucët në gozhdë. Një vendim i kushtëzuar shumë nga një trajner: “Ishte Allegri ai që i dha fund karrierës sime si lojtar. Në fakt, në pranverën e vitit 2012, Milani dhe unë kishim arritur një marrëveshje për të vazhduar kontratën time për një vit”, thuhet në libër.

“Do të kisha qenë një influencues i rëndësishëm në dhomën e zhveshjes, që në një kohë të shkurtër kishte humbur Maldini, Pirlo, Nesta, Gattuso, Seedorf. Elemente me peshë që kishin lënë një zbrazëti të thellë. Nuk do të kisha asnjë pretendim… Galliani ishte i lumtur që e kishte gjetur këtë zgjidhje së bashku me mua. Nga ana tjetër, Allegri nuk e pranoi, nuk donte më në dhomat e zhveshjes. Ai ia tha drejtuesve duke kërkuar që të mos më rinovohej kontrata. Për mua ishte një goditje”.

Kështu duket se është dora e Max Allegri në vendimin e Pippo Inzaghi për t'u larguar nga bota e futbollit. E pabesueshme sesi emri i trajnerit aktual të Juventus, në një mënyrë apo tjetër, kthehet gjithnjë në vëmendje…

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI