Flash

Video/ Muriqi nuk mjafton, Kosova rrëzohet në Bjellorusi: Anglia 'tërmet' ndaj Maqedonisë, ja rezultatet

Lapsi.al 19 June 2023
Video/ Muriqi nuk mjafton, Kosova rrëzohet në Bjellorusi: Anglia

Alain Giresse është në telashe, Kosova e tij nuk di të fitojë. Pas tre barazimeve radhazi, transferta e Bjellorusisë shkoi edhe më keq. Vendasit janë imponuar 2-1, me Dardanët që pësuan dy gola në dy minuta. Penalltia e Muriqit, tre minuta nga fundi, erdhi shumë vonë për të marrë rezultat tjetër. Kualifikimi bëhet një mirazh që në fillim, ndërsa tekniku francez dicka duhet të rregullojë. Në ndeshjet e tjera kualfikuese të mbrëmjes spikat goleada e Anglisë. Tre Luanët shënojnë 7 herë në portën e Maqedonisë së Veriut. Fiton edhe Franca pas 14 minutave shtesë, duke u imponuar 1-0 ndaj Greqisë.

[video width="976" height="548" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/06/mozrov.mp4"][/video]

Vendi i katërt me tre pikë në Grupin I për të besuarit e Alain Giresse. Kosova del e mundur nga Bjellorusia, pa e provuar ende fitoren në këto eliminatore. E të mendosh që zotërimi i topit ishte i gjithi në favor të Dardanëve, që nuk konkretizuan dot atë që krijuan. Pavarësisht rasteve të shumta asnjëra prej ekipeve nuk arriti të shënonte pjesën e parë. Gabimet individuale shembën shpresat e skuadrës së teknikut francez, pikërisht kur Kosova ishte më kërkuese për të gjetur golin. Një gabim flagrant në pasimin prapa i mbrojtësit Kryeziu i dha mundësinë e avantazhit bjellorusëve. Në minutën e 73’ Morozov zhbllokoi ndeshjen, ndërsa i preu këmbët miqve në momentin e tyre më të mirë. E pas 2 minutash Ebong dyfishoi rezultatin për ta bërë të pakthyeshëm.

[video width="976" height="548" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/06/ebong.mp4"][/video]

Goli i vetëm për Kosovën u shënua nga Muriqi me penallti. Sulmuesi i Mallorca shënoi në minutën e 87', shumë vonë për të ndryshuar fatet e një ndeshje që mund të kishte shkuar ndryshe. Kosova del e humbur 2-1 nga transferta e Bjellorusisë dhe rrezikon t'i ketë thënë lamtumirë shpresave për kualifikim në “EURO 2024”. Zvicra kryeson Grupin I me 10 pikë, Rumania 8 e Izraeli 7. Shumë për të shpresuar rikuperimin.

[video width="976" height="548" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/06/muriqi.mp4"][/video]

REZULTATET E MBRËMJES

Euro 2024 Qualification: Group B

France 1-0 Greece

Ireland 3-0 Gibraltar

Euro 2024 Qualification: Group C

Ukraine 1-0 Malta

England 7-0 North Macedonia

Euro 2024 Qualification: Group D

Armenia 2-1 Latvia

Turkiye 2-0 Wales

Euro 2024 Qualification: Group H

Finland 6-0 San Marino

Northern Ireland 0-1 Kazakhstan

Slovenia 1-1 Denmark

Euro 2024 Qualification: Group I

Belarus 2-1 Kosovo

Israel 2-1 Andorra

Switzerland 2-2 Romania

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI