Flash

Tridhjetë milionë në vit për 3 sezone: Arabia Saudita mbulon me 'flori' Koulibaly

Lapsi.al 19 June 2023
Tridhjetë milionë në vit për 3 sezone: Arabia Saudita mbulon

Shifra të paarritshme, oferta të pa konkurrueshme, jashtë asaj që duhet të jetë logjika normale e merkatos. Por gjithsesi, në Arabinë Saudite kanë vendosur të investojnë miliona nga petrodollarët në futboll. E për pasojë ka nisur një rrjet i vërtetë bastisje në merkato. Me përjashtim të ndonjë refuzimi nga lojtarët e kërkuar (për shembull Lukaku) për një klub evropian (përveç PSG ose City, sidoqoftë në pronësi arabe) në këto kushte është e pamundur të konkurrojë. Rasti i Kalidou Koulibaly është emblematik. Inter donte ta kthente senegalezin në Itali, por ndërhyrja e Al Hilal ka ndryshuar plotësisht skenarët. Klubi arab ka vendosur të synojë një blerje të përhershme e jo huazim si zikaltrit. Kjo do t'i lejonte Blues të rikuperojnë 40 milionë eurot e shpenzuara një vit më parë për të rrëmbyer mbrojtësin nga Napoli. Ndërsa lojtarit i është ofruar një kontratë monstruoze me vlerë 30 milionë euro në sezon për tre vjet.

Lexo më tej: Al-Hilal nuk pranon refuzime, 70 mln euro për Max Allegri: së shpejti takimi me Juventus

Megjithatë, Koulibaly nuk është i vetmi lojtar që mund të fluturojë nga Londra në Arabinë Saudite. Nëse Romelu Lukaku i ka dhënë përparësi absolute Inter, dy lojtarë të tjerë të Chelsea kanë hapur derën për klubet saudite. Edouard Mendy, portieri në dalje nga londinezët, është në bisedime me Al Ahli. Kontakte të vazhdueshme, ndërkohë, ka mes Al Nassr të Ronaldo dhe Hakim Ziyech. Sa i përket klubeve arabe, Al Ahli po avancon bisedimet për Riyad Mahrez, kampion europe me Manchester City. Në anën tjetër, Al Hilal pret të mbyllë në orët e ardhshme goditjen Ruben Neves. Ai do të transferohet nga Wolverhampton në një marrëveshje prej 55 milionë eurosh. E këtu nuk është llogaritur transferimi i lojtarëve si Benzema apo Kante, që do ta bëjnë edhe më shumë kompetitiv kampionatin.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI