Flash

Video/ Asani e Bajrami shembin murin moldav: fitorja e parë në pankinë, Sylvinho arrin Poloninë

Lapsi.al 17 June 2023
Video/ Asani e Bajrami shembin murin moldav: fitorja e parë në

Fitorja e parë në fushatën kualifikuese të Euro 2024. Fitorja e parë e teknikut Sylvinho në pankinën kuqezi. Shqipëria likuidon 2-0 Moldavinë, në ndeshjen e dytë kualifikuese, duke i parakaluar në renditje. Humbja e parë e moldavëve në këtë fushatë kualifikuese pas barazimeve me Cekinë e Ishujt Faroe, e firmosur nga Asani e Bajrami. Vendi i tretë për kuqezinjtë, me pikë të barabarta me Poloninë, që na mundi në debutim.

Prova të një ringjallje taktike e rezultative. Kura Sylvinho ngjan funksionale e lojtarët që interpretojnë lojën e kërkuar nga braziliani nuk zhgënjejnë. Nuk e bëri Hysaj, i kthyer në të djathtë për të zëvendësuar Balliun. E nuk e bënë as dyshja e qendrës Gjimshiti-Ismajli që gabimet individuale i kanë lënë në epokën Reja. Meriton fjalë vlerësuese Mario Mitaj, 19-vjeçari që luajti me personalitet veterani në krahun e majtë.

DISIPLINË E KREATIVITET

Ramadani, me mbi 3000 minuta në kampionatin skocez me Aberdeen, nuk ndjeu asnjë lodhje, kur fitoi cdo kontrast e shpërndau lojën, duke lehtësuar edhe riaftësimin e Bares. Mesfushori tregoi limitet e gjendjes fizike, pas dëmtimit, por i kishte munguar skuadrës. Gjeometria e pasimeve në sintoni me Bajramin, jo rrallë herë ndezi Cikalleshin e Asanin. Për sulmin traversa e goditur në fundin e pjesës së parë nga Cika, ishte sinjali i vërshimit mbi prapavijën moldave. I Ramadanit rasti tjetër i 45 minutave të para, edhe pse qendrore.

[video width="928" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/06/asani-gol.mp4"][/video]

DY KRYEVEPRAT KUQEZI

Jasir Asani e mori skenën me rifillimin e lojës. Ish-sulmuesi i Partizanit, tani në kampionatin e Koresë së Jugut, zhbllokoi ndeshjen në minutën e 52', me një të majtë fantastike. Goli i parë me kombëtaren, në ndeshjen e dytë me fanellën kuqezi për sulmuesin, që shkoi të përqafonte teknikun Sylvinho. Një gjest i kuptueshëm për brazilianin, i vetmi që besoi dhe i dhuroi një thirrje me fanellën kuqezi. Asani, duke përfituar nga një këmbëngulje e Hysajt, e dërgoi topin në kryqëzimin e shtyllave, me portierin të shtangur. 14 minuta nga fundi pastaj Bajrami i vuri kapakun një ndeshje në të cilën lejuam pak, krijuam më shumë e shënuam dy gola për tre pikë. Mjaftueshëm sa për të shkuan në transfertën e 20 qershorit kundër Ishujve Faroe me moralin e duhur.

[video width="800" height="430" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/06/bajrami-gol.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI