Flash

Reyes nuk la një testament, probleme ekonomike për familjen: gruaja e fëmijët rrezikojnë të dëbohen

Lapsi.al 17 June 2023
Reyes nuk la një testament, probleme ekonomike për familjen: gruaja e

Ishte 1 qershor 2019 kur José Antonio Reyes, ish-futbollisti spanjoll, humbi jetën në një aksident tragjik me makinë. Ish-sulmuesi i Real Madrid, Arsenal e Sevilla ishte vetëm 35-vjeç. Sot, tre vjet më vonë, familja ndodhet në një vështirësi të rëndë ekonomike, deri në rrezik dëbimi.

Tre vjet pas vdekjes së José Antonio Reyes, familja po përballet me probleme serioze financiare. Telashet lidhen me menaxhimin kompleks të trashëgimisë së lënë nga ish-futbollisti. E gjitha sepse mungon një testament i lënë me shkrim. Në fakt, pasuria e tij përfshin rreth 18 prona me hipoteka të rënda. Reyes humbi jetën në një aksident me makinë, kur u përplas me shpejtësi të lartë.

Lexo më tej: Vdekje me 237 km/h: publikohet foto e fundit e Reyes

RREZIK DËBIMI PËR GRUAN E TRE FËMIJËT

Vitet e fundit këto shpenzime janë bërë të papërballueshme për familjarët. Prandaj, në dritën e borxheve të mëdha që ata janë të detyruar të përballen, gruaja e tij Noelia Lopez dhe tre fëmijët e tyre rrezikojnë t'u konfiskohen pasuritë. E, në rastin më të keq, të dëboheshin nga pronat e tyre. Ndërkohë, aktualisht janë nxjerrë në ankand disa nga pronat në fjalë. Në njërën prej të cilave banon gruaja dhe tre fëmijët e saj me Reyes.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI