Flash

Balotelli me doreza boksi e Pikachu: SuperMario tallet, për grushtin që rrëzoi drejtori sportiv

Lapsi.al 16 June 2023
Balotelli me doreza boksi e Pikachu: SuperMario tallet, për grushtin

Një tjetër prapësi, që këtë herë ndoshta do t'i kushtojë vendin te Sion, pavarësisht se ka ende një vit kontratë. Mario Balotelli i përgjigjet me ironi, përmes rrjeteve sociale, të dhënave të sherrit me Drejtorin Sportiv të klubit zviceran. Supermario u tha natën e mirë ndjekësve të tij duke postuar një histori në Instagram me doreza boksi që evidentoheshin qartë. Një referencë e kuptueshme për grushtet që i ka dhënë atij gabimisht gjatë festimeve të fundit të karnavaleve. Bashkangjitur ishte edhe imazhi i pokemonit Pikachu, kostumin që supozohet se kishte veshur drejtuesi: "Pika Pikaaaa!".

Me një pagë vjetore prej gati 3 milionë eurosh (burimi është gjithmonë gazeta zvicerane Blick), Balotelli shënoi vetëm gjashtë gola. Shumë pak për të shmangur rënien nga kategoria të Sion. Balotelli bëri më tepër të flitej për të me ngjarjet jashtë fushës. Në shtator ai u pa duke u lëkundur në Lozanë pas një nate argëtimi. Pastaj në nëntor ai u shpreh kundër Ligës Zviceriane të Futbollit duke e krahasuar atë me mafien dhe u tregoi gishtin e mesit tifozëve të Bazel. Në fund, festa e karnavaleve që përfundoi me një përleshje, me drejtorin sportiv që e goditi gabimisht me një grusht duke i nxirë syrin. Constantin ishte veshur si Pikachu, ndërsa Balotelli si personazh i serialit “La casa de papel”

Pika klasike që derdhi gotën tashmë të tejmbushur. "Ne sigurisht do të ulemi të gjithë në një tavolinë. Menaxheri i Marios, Enzo Raiola, avokati i tij, avokati ynë, babai im dhe unë - tha vetë Constantin Jr në lidhje me këtë -. Ne bëmë gjithçka që ishte e mundur për ta bërë atë të mendojë kryesisht për futbollin. Nuk patëm sukses. Ne u iluzionuam në lidhje me Balotelli”.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI