Spanja mposhti Italinë 2-1 në gjysmëfinalen e Nations League dhe arriti në finalen, të dielën në mbrëmje, kundër Kroacisë. Në Enschede ishte goli i Joselu që rrëzoi të besuarit e teknikut Mancini. Italia e kishte nisur keq ndeshjen me një gabim në mbrojtje të Bonucci, që i dhuroi Yeremy Pino golin e parë në minutën e 4'. Në minutën e 10' Zaniolo fitoi një penallti që Immobile e shndërroi në golin e barazimit. Ekuilibri në fakt zgjati pothuaj gjatë gjithë ndeshjes, deri në golin vendimtar të Joselu në minutën e 88'. Megjithatë, nuk ka mbaruar për djemtë e teknikut Mancini, me ndeshjen e të dielës pasdite kundër Holandës, për vendin e tretë dhe të katërt në edicionin e tretë të kompeticionit.
Një gol i Joselu në minutën e 88' dërgoi Spanjën në finalen e Nations League, të dielën kundër Kroacisë. Italia bie në fund të një pjese të dytë vuajtjesh, që përsëriti të njëjtin rezultat si në vitin 2021 në gjysmëfinalen e Milanos.
NDESHJA
Pjesa e parë ishte e bukur për skuadrën e Mancini, që reagoi mirë ndaj disavantazhit fillestar. Donnarumma pasoi te Bonucci që u ngatërrua duke lejuar Yeremi të marrë topin e të shënojë me të djathtën. Spanja kaloi në epërsi në minutën e 4' e Italia e zemëruar barazoi në minutën e 11'. Jorginho shërbeu për Zaniolo, që goditi keq por topi ngeci në krahun e hapur të Le Normand. Penallti dhe barazim i Immobile, që mposhti Simon. Italia këmbënguli, por golin e Frattesi, që mposhti Simon në dalje, e anulloi për pozicion jashtë loje VAR.
Lexo më tej: Video/ Kroacia finalistja e parë e Nations League: Holanda dorëzohet në shtesë
Në pjesën e dytë muzika ndryshoi. Spanjollët ishin zotër të lojës. Një mrekulli e Donnarumma dhe një gabim i Morata mbajti rezultatin të pandryshuar. E pikërisht në fund, prekja fituese e Joselu para portës vendosi në finale iberikët.