Flash

Rudi Garcia, trajneri i 'violinës' i sfidon të gjithë nga Napoli. De Laurentiis e uron: "Fat të mbarë"

Lapsi.al 15 June 2023
Rudi Garcia, trajneri i 'violinës' i sfidon të gjithë
Paulo Sousa? Galtier? Jo, Rudi Garcia është trajneri i ri i Napolit. Njoftimi - përmes rrjeteve sociale - ka ardhur nga klubi kampion i Italisë në kohën e darkës, pikërisht para se Azzurri të luanin gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve kundër Spanjës. Kështu, Kështu, zëvendësi i Luciano Spalletti i është besuar trajnerit francez. 59-vjeçari tashmë ka trajnuar në Itali, me Romën, nga 2013 deri në 2016. Përplasja e tij me Juventus e gjesti i violinës e bëri atë të dashur në Olimpico e të padëshiruar në Torino. Por kjo është ajo që më pak i intereson De Laurentiis. Eksperienca e fundit e Garcia në pankinë ishte në Arabinë Saudite te Al Nassr, skuadra e Cristiano Ronaldo. Raporti u ndërpre në prill e për këtë u akuzua CR7. Lexo më tej: Spalletti i thotë lamtumirë Napolit: "Do marr një vit pushim". Pauzë për teknikun me paratë e De Laurentiis

TWEET I ADL

Pak çaste më parë erdhi edhe konfirmimi në një postim të presidentit Aurelio De Laurentiis. Ai konfirmoi Rudi Garcia në pankinë, duke i uruar mirëseardhjen trajnerit të ri: “Kam kënaqësinë të njoftoj se, pasi e kam njohur dhe takuar gjatë 10 ditëve të fundit, zoti Rudi Garcia do të jetë trajneri i ri i Napolit. Një mirëseardhje e sinqertë për të dhe një fat i mbarë për të".

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI