Flash

Gjesti fantastik i Pep: ja çfarë bëri Guardiola me bonusin nga triumfi në Premier League

Lapsi.al 15 June 2023
Gjesti fantastik i Pep: ja çfarë bëri Guardiola me bonusin nga

Pep Guardiola është një nga trajnerët më të paguar në botën e futbollit me 22.4 milionë euro në sezon. Këtyre duhet t'u shtohen bonuset e konsiderueshme që aktivizohen automatikisht kur arrihen objektiva të caktuara. E me tripletën e Manchester City (Premier League, FA Cup dhe Champions League), bonuset për menaxherin katalanas kanë qenë marramendëse. Megjithatë, Guardiola nuk e futi në xhep shumën, por vendosi të kryejë një akt të madh bujarie.

Sezoni i Manchester City përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Klubi anglez, përveç fitimit të Premier League dhe kupës më të rëndësishme në Mbretërinë e Bashkuar, FA Cup, vendosi qershinë mbi tortë duke ngritur Champions-in e shumëpritur në qiellin e Stambollit.

Triplete, ose, për të përdorur termin britanik, Treble, dhe një festë e pafund dhe delirante në rrugët e qytetit. Shumë i lumtur trajneri Pep Guardiola, i cili fitoi kupën e tretë me veshë të mëdhenj. Spanjolli u mbylli gojën skeptikëve që nuk e shihnin City-n e tij të aftë për t'u imponuar në arenën europiane. Megjithatë, trajneri katalanas nuk e ka humbur lidhjen me realitetin. Ai ka dashur të ndajë meritat e këtij sezoni të jashtëzakonshëm me të gjithë stafin, edhe konkretisht.

Lexo më tej: Video/ City feston titullin duke mundur Chelsea, Guardiola ngre trofeun në qiell: Brighton është matematikisht në Europë

DHURATA PËR STAFIN

Siç raporton Daily Mail, Guardiola u bë protagonis i një gjesti shumë bujar. Në fakt, ai ia dhuroi stafit të tij të gjithë shpërblimin e ardhur nga fitorja e Premier League, për t'i falënderuar ata pas tripletës. Shuma, e cila nuk është bërë e ditur zyrtarisht, duhet të jetë rreth 750 mijë paund (rreth 900 mijë euro). Dhuratën e kanë marrë jo vetëm bashkëpunëtorët e tij, por edhe recepsionistët dhe punonjësit e sigurisë. Të gjithë ata që në fund të fundit kanë vënë një tullë në ndërtimin e një sezoni magjik. Pep, si gjithmonë, u tregua një zotëri i vërtetë…

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI