TENTATIVA PËR ALIBI
Nga audiot kuptohet se kishte një lidhje grupi dhe se gruaja ishte pa ndjenja për shkak të alkoolit. “Fjeta me të, bëra seks oral dhe u largova. - shtoi Robinho -. Të tjerët qendruan aty. Kamera nuk më ka kapur duke fjetur me vajzën. Nëse nuk do ketë fëmijë, është fjala e saj kundër tonës. Nuk ka si të na akuzojë. Duke qenë se nuk ka kamera, do të jetë pak e vështirë të vërtetohet se ajo është përdhunuar nëse nuk është shtatzënë. Tani, nëse ajo do të ketë një fëmijë, ky është problem i madh". Robinho u dënuar përfundimisht, bashkë me mikun e tij Ricardo Falco. Ndërsa katër miqtë e tjerë nuk u dënuan sepse ishin të pagjurmueshëm. Ish-sulmuesi ishte i vetëdijshëm se kthimi në Brazil do të ishte një shpëtim, duke qenë se vendi nuk parashikon ekstradim. "Kush e ka prekur vazjën është në Brazil. Shko pas atyre njerëzve që janë në Brazil. Atje, në Brazil. Ata që kanë fjetur me vajzën. Unë nuk u shtriva, ti nuk u shtrive. Se unë shkova në shtrat, zero shans. Do të përfundojë me asgjë”. Në arsyet e dënimit, Gjykata shkruante se ish-sulmuesi dhe “bashkëpunëtorët” e tij (katër të pagjurmueshëm) shfaqën “përbuzje të veçantë” ndaj “viktimës që u poshtërua brutalisht”. Lexo më tej: Abuzoi me shqiptaren, Robinho rrezikon arratisjen: ja prapaskena e tërheqjes së pasaportësAUDIO SHOKUESE E ROBINHO
"Por isso que eu estou rindo, eu não estou nem aí. A mina não sabe nem quem eu sou": Em gravação inédita, Robinho ri com amigos sobre estupro coletivo na Itália Ouça os áudios que desmascararam o jogador ? pic.twitter.com/l70bLr1qjj
— UOL Notícias (@UOLNoticias) June 14, 2023