Flash

Video/ Kroacia finalistja e parë e Nations League: Holanda dorëzohet në shtesë

Lapsi.al 14 June 2023
Video/ Kroacia finalistja e parë e Nations League: Holanda dorëzohet

Kroacia është finalistja e parë e UEFA Nations League. Skuadra e Zlatko Dalic mundi portokallinjtë 4-2 pas 120 minutash lojë. Holanda kaloi e para në avantazh në minutën e 34 me Malen. Në pjesën e dytë kroatët e përmbysin rezultatin me Kramaric (55') dhe Pasalic (72'). Noa Lang iluzionoi skuadrën e Koeman në minutën e 96', duke e cuar ndeshjen në shtesë. Pikërisht aty, golat e Petkoviç dhe Modric i dhanë suksesin ballkanasve. Tani Kroacia pret fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Italisë dhe Spanjës, e planifikuar për 15 qershor në orën 20:45.

Kroacia kalon në finalen e Uefa Nations League duke mundur tulipanët 4-2 pas 120 minutash. Pjesa e parë e lojës nisi me ritëm të ulët, por pas minutave të para të intensitetit të lehtë, Holanda filloi të marrë kontrollin e lojës. Skuadra e drejtuar nga Koeman kaloi përpara në minutën e tridhjetë e katërt. Wieffer, një surprizë e madhe e kësaj Holande, pasoi për Malen, që mundi Livakovic.

PËRMBYSJA KROATI E GOLI I LANG

Në fillim të pjesës së dytë, formacioni i Dalic barazoi. Në minutën e 55' Kramaric shënoi golin e parë të ballkanasve me një parabël nga pika e bardhë e penalltisë që mposhti Bijloë. Ndeshja ishte jashtëzakonisht e ekuilibruar, por në minutën e 72' Kroacia përmbysi rezultatin. Në krosimin e Ivanusec e majta e Pasalic ishte e pakapshme. Skuadra e Koeman u përpoq me të gjitha mënyrat për të barazuar rezultatin. Pikërisht në minutën e fundit të kohës shtesë erdhi goli i 2-2. Pas një sulmi konfuz, Noa Lang e çoi ndeshjen në kohën shtesë.

Lexo më tej: "Hiq dorë nga Kroacia nëse do rinovimin": Real Madrid vendos kushte për Modric

SHTESAT

Në të parën nga dy periudhat shtesë, skuadra e Dalic u rikthye në rrugën e duhur. Në minutën e 98' i porsaardhuri Petkovic u lirua nga markimi dhe me të djathtën nga jashtë zonës mposhti Bijloë. Holanda tentoi sërish të kapte ndeshjen për herë të dytë. Por në minutën e 116' Modric e mbylli ndeshjen duke kthyer në gol penalltinë e dhënë për një faull të Malacia.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI