Flash

Gazetari turpëron Lautaron në mardhënien me Agustina Gandolfo: “Ai është një kukull në duart e saj”

Lapsi.al 14 June 2023
Gazetari turpëron Lautaron në mardhënien me Agustina Gandolfo:

Ata u martuan më 29 maj me një ceremoni të mrekullueshme në liqenin e Komos, në Villa d'Este. Së shpejti do të përsëriten në Argjentinë me një ceremoni fetare. Por sipas mediave në vendin e tyre, marrëdhënia e dyshes Lautaro e Agustina nuk është tamam idilike. Në veçanti, sipas gazetarit Roberto Antonlin, brenda çiftit është Gandolfo që merr të gjitha llojet e vendimeve. Madje edhe ato që shqetësojnë personalisht sulmuesin e Inter. E vërtetë apo fantazi, gazetari e fundosi goditjen fort në transmetimin Mitre Live.

Panorama e përshkruar nga gazetari argjentinas, nisi me faktin se ishte Wanda Nara që i prezantoi. E vazhdoi me konstatimin e një Lautaro Martinez të dominuar totalisht nga gruaja e tij. Sipas Antonlin, në fakt, është Agustina Gandolfo ajo që i thotë lojtarit me kë të dilte, madje duke e detyruar të ndryshojë edhe menaxherë. Gruaja e sulmuesit ka shumë ndikim edhe në jetën profesionale të Lautaro, deri në pjesëmarrjen në takime me menaxherët: “Për Gandolfo Inter nuk është shumë, ajo besonte se ai duhej të largohej nga klubi. Dhe e detyroi lojtarin të debatonte me menaxherët e tij në atë kohë. Ai ndryshoi zakonet e tij të të ngrënit, ajo e sillte si të donte”.

I MARTUAR ME DETYRIM

Sipas Antolin, bukuroshja Agustina i ka vendosur një diktat partnerit të saj: “Ajo i ka dhënë një ultimatum para dasmës: 'Ose martohemi ose unë do të iki'. Lautaro është një kukull në marrëdhënien e tyre. Agustina drejton marrëdhënien dhe në përgjithësi, në planin personal dhe profesional, gjithçka është në emër të saj. Ajo i thotë se çfarë rroba të veshë. Ajo që unë di është se ai i tha asaj se ishin mirë kështu dhe lidhja funksionoi mirë dhe ajo i tha atë frazën: 'Ose martohesh ose mbaron' dhe Lautaro nuk guxon kurrë ta kundërshtojë. Ai është një kukull që bën çfarë të dojë ajo”.

Është e pamundur të thuhet se sa të vërteta ka në fjalët e gazetarit të thashethemeve argjentinase. Fakti është se, edhe nëse situata është ajo që ai përshkroi, nëse Lautaro është mirë me të, kush janë të tjerët për të gjykuar?

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI