Flash

40 milionë euro për një adoleshent: ofertë e çmendur e Barcelonës për yllin Vitor Roque

Lapsi.al 14 June 2023
40 milionë euro për një adoleshent: ofertë e çmendur
Barcelona ka bërë një ofertë të çmendur për Vitor Roque të Atletico Paranaense, sulmuesi brazilian i lindur në vitin 2005. Flitet ende për problemet ekonomike të Barcelonës, por qartësi nuk mund të ketë. Nëse dëgjon zërat e fundit të merkatos, është e natyrshme të aludohet nëse klubi katalanas ka kursyer dicka mënjanë. Përndryshe nuk mund të imagjinohen oferta të çmendura, si ajo e bërë për Vitor Roque. Lexo më tej: Endrick, 16 vjeçari i zbuluar nga youtube: kush është braziliani që i kushtoi 60 milionë euro Real Madrid Sipas gazetës spanjolle AS, në fakt, Barça i ka ofruar Atletico Paranaense shumën prej 40 milionë euro për sulmuesin e lindur në vitin 2005. Madje AS flet për një marrëveshje të arritur mes dy klubeve. E për këtë arsye braziliani i ri tashmë është duke bërë valixhet drejt Spanjës.

NUMRAT E ROQUE

Vitor Hugo Roque Ferreira ka lindur në vitin 2005 dhe është rritur në Cruzeiro e më pas është blerë nga Atletico Paranaense. Ai është sulmues qendror, por luan edhe djathtas. Nuk është shumë i gjatë për pozicionin, por nuk duket një problem. Vitor ka luajtur 25 ndeshje në këtë kampionat, duke shënuar 10 gola dhe 5 asist. Në Instagram ai tashmë ka gati gjysmë milioni ndjekës dhe në Brazil e ndjekin me shumë interes. Roque konsiderohet ndër shpresat më të mëdha për të ardhmen e Selecao. Ai gjithashtu ka bërë tashmë debutimin e tij me kombëtaren, duke u bërë më i riu që e ka bërë këtë që nga Ronaldo Fenomeni.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI