Flash

Më i keqi i finales, shfryn Lukaku: “Është një ndjesi m*ti”

Lapsi.al 13 June 2023
Më i keqi i finales, shfryn Lukaku: “Është një ndjesi
Ai ishte protagonisti fatkeq në sfidën mes Manchester City e Inter, finalen e Champions League të fituar nga Guardiola. Romelu Lukaku humbi një goditje të thjeshtë me kokë që mund të kishte barazuar rezultatin. E po të mendosh se pak më parë kishte bllokuar në mënyrë të pavullnetshme goditjen me kokë të Dimarcos drejt portës situata bëhet dramatike. Tani sulmuesi belg ka dashur të shfryjë inatin duke menduar për të gjitha rastet. Arritja në finalen e Champions League nuk ndodh çdo ditë dhe mbi të gjitha humbja e saj në mënyrë të pamerituar rrit keqardhjen. Romelu Lukaku thjesht nuk mund të gjejë qetësi për fundin e trishtë që e pa atë si një protagonist negativ. Sulmuesi i Interit është rikthyer të flasë për finalen ndaj Citizens përmes profilit të tij në Instagram. Një postim i gjatë në të cilin shprehu gjithë hidhërimin: “Nuk duhej të ndodhte... Ne dhamë gjithçka. Është një ndesi m*ti për të gjithë ne që e duam këtë klub të bukur”. Lexo më tej: FOTO/ Ironi në rrjet me Lukakun pas finales së Champions

PREMTIMI PËR TIFOZËT

Në postimin e tij ka vend edhe për një duartrokitje për tifozët e Inter. Fotoja që shoqëron postimin tregon koreografinë e bukur të tifozëve të krijuar për finalen, në tribunat e stadiumit turk: “Së pari dua të falënderoj tifozët e Inter për dashurinë dhe mbështetjen e tyre gjatë gjithë sezonit… Inter ka ende uri dhe ne do të kthehemi në luftë me shpresën se një ditë do të arrijë ai moment në të cilin shkruhet historia“. Fjalë zemre të belgut, i cili megjithatë nuk e di ende të ardhmen e tij. Lukaku për më tepër nuk e di nëse do të mund të shënojë akoma gola me fanellën e Inter, sepse huazimi ka përfunduar.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI