Flash

L’Equipe jep lajmin e bujshëm: Mbappé i ka bërë të qartë PSG se nuk do të rinovojë

Lapsi.al 13 June 2023
L’Equipe jep lajmin e bujshëm: Mbappé i ka bërë
Një prapaskenë e bujshme në PSG. Sipas raportimeve të L'Equipe, Kylian Mbappé i ka dërguar një letër formale klubit. Sulmuesi i ka komunikuar PSG se në asnjë rrethanë nuk do të ushtrojë opsionin për të vazhduar kontratën e tij deri në vitin 2025. Mbappé shkon në skadencë me klubin më 30 qershor 2024. Vendimi i tij i ka habitur drejtuesit e Paris Saint-Germain, tashmë të detyruar të vlerësojnë shitjen e sulmuesit. Lëvizja duhet të bëhet që në këtë seancë merkato, pa kryer negociatat me rritje si herën e kaluar. Për Kylian Mbappé, një verë shumë e nxehtë po projektohet. Nëse konfirmohet burimi i L’Equipe, sulmuesi francez mund të bëhet pjesa më e çmuar dhe më e lakmuar e merkatos së ardhshme. Pozicioni i lojtarit, në fakt, do ta vendoste PSG me shpatulla pas murit. Klubi tani është i detyruar të mbledhë oferta në muajt e ardhshëm për të shmangur humbjen e xhevahirit të skuadrës me parametër zero në fund të sezonit të ardhshëm. Hipotezë që në Paris nuk ishte marrë kurrë në konsideratë deri më tani. E megjithatë,  drejtuesit e klubit duhet ta shohin me prioritet, për të vendosur vlerësimet e ardhshme të merkatos.

REAL NË PRITJE...

Duke nisur nga interesimi konkret i Real Madrid për Mbappé, pas përfundimit të epokës së Benzema. Kohët e fundit, për më tepër, Florentino Perez doli hapur për të sqaruar qëllimet e Blancos ndaj francezit. "A do të nënshkruajmë me Mbappé? Po, po, do ta bëjmë... por jo këtë vit", kishte deklaruar ditët e fundit numri një i klubit madrilène. Çështja u duk e shtyrë për në vitin 2025, por ndoshta nuk shkon aq gjatë. Pas lamtumirës së Lionel Messi dhe thashethemeve për presionin e Al Hilal për Neymar, edhe Kylian Mbappé po përgatitet t’i thotë lamtumirë Parisit. Nç ktë pikë, PSG mbetet pa kampionët e mëdhenj...

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI