Flash

Humbi golin e avantazhit të mundshëm, Henry masakron Lautaron: "Egoist e fajtor!"

Lapsi.al 12 June 2023
Humbi golin e avantazhit të mundshëm, Henry masakron Lautaron:
Humbja në finalen e Champions League për lojtarët e Interit është e vështirë të tretet. Ditët në vijim nuk po ndihmojnë për të larguar zhgënjimin e një mbrëmjeje të ëndërruar dhe të kërkuar prej kohësh. Por mundësitë flagrante të humbura ende të bëjnë të reflektosh. E ka nga ata që kanë filluar të tregojnë me gisht ato gabime që i kushtuan shtrenjtë Interit: Thierry Henry. Lexo më tej: Video/ Manchester City në çatinë e Europës: Rodri ‘vret’ ëndërrën e Inter, e ndalur në traversë Lautaro Martinez kishte në këmbë topin që mund t'i jepte epërsinë Inter. Një gabim i bujshëm në mbrojtje nga ana e Citizens kishte hapur një shteg të pabesueshëm që e çoi Lautaron në një pozicion të prirët i vetëm me portierin brazilian Ederson. Në qendër të zonës Lukaku dhe Brozovic kishin shoqëruar “arratisjen” e tij drejt portës kundërshtare. Ata ishin në një pozicion më të mirë se sulmuesi, por Lautaro me kokën ulur zgjodhi goditjen e pritur nga portieri. Një zgjedhje që nuk i pëlqeu teknikut Inzaghi, që iu ankua lojtarëve që i kërkonin llogari për mos pasimin. Këtyre tashmë i është shtuar francezi Thierry Henry.

"VENDOSI QË DUHET TË ISHTE AI QË TË SHËNONTE"

Gjatë transmetimit të CBS Sports, ku ai është komentatori i ndeshjeve, Thierry Henry akuzoi sulmuesin e Inter: “Vendosi që të ishte ai që të shënonte, jo Inter. Në një rrethanë të tillë nuk duhet të krososh një herë, por edhe dy ose tre herë. Po të kishte marrë kohë do të kishte parë Brozovic dhe aksioni do të zhvillohej në një mënyrë tjetër. Më vjen keq, por tani ai duhet të flejë me këtë peshë. Jo gjithmonë duhet të shënosh ti, skuadra duhet të shënojë. Guardiola ishte në gjunjë duke u lutur”. Fjalë të ashpra ndaj argjentinasit, që konfirmojnë se është e vështirë të harrohet kjo disfatë.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI