Në gati 40 vite të përjetuar në sportin italian, mes Milan e Monza, është e pamundur të selektohen pasazhe jo domethënëse dhe, në mënyrën e tyre, të famshme. Sigurisht, megjithatë, çdo fjalë e Silvio Berlusconi, një vizionar i futbollit dhe më gjerë, siç e përkufizojnë të gjithë me të drejtë, kishte një peshë specifike të rëndësishme. Eurosport ka përzgjedhur disa nga frazat e tij më domethënëse, vit pas viti:
1986
"I kërkoj tifozëve të Milanit që të bashkojnë zemrat e tyre me ato të lojtarëve. E pastaj do të doja të mos kishte asnjë fishkëllimë kur të shpallen formacionet rivale, që San Siro të bëhet edhe një herë stadiumi i elegancës, klasit, stilit dhe respektit".
1987
"Van Basten? Ai erdhi në Itali, në shtëpinë time, por fatkeqësisht nuk isha atje atë ditë. Ai u prit nga djali im 18-vjeçar Dudi, i cili di gjithçka për futbollin. Foli me entuziazëm për këtë djalë. Ne firmosëm një paraprake”.
1988
"Të gjitha gjërat që bëj janë profane; por Milan është i shenjtë".
"A mendoj se Agnelli do të kënaqej të ishte president i këtij Milan? Mendoj se do të më pëlqente më shumë mua të isha president i Fiat".
1998
"I nderuar Shenjtëri (Giovanni Paolo II, red), më lejoni t'ju them se ju ngjani shumë me Milanin tim. Në fakt, si ne, ju jeni shpesh jashtë vendit, domethënë në transfertë, për të shpërndarë në botë një ide fituese. Që është ideja e Zotit”.
2000
“Zoti Lizzola ishte një rrobaqepës shumë i mirë dhe kishte një moto për pëlhurën e mirë: kujdes kujt rrobaqepësi ia jep...”. (Duke iu referuar trajnerit të atëhershëm të Milan, Alberto Zaccheroni, red).
“Zidane ishte gjithmonë i lirë për të krijuar lojë, nuk mund të mos e shihje. Edhe një amator do ta kishte parë dhe ne do të kishim fituar. Nga ana tjetër, ose e ke inteligjencë dhe zgjuarsinë ose jo. Jam vërtet i indinjuar. Po, duhej vënë një si Gattuso ndaj Zidane. Një lojtar i atij lloji, që nuk e lë të lirë të bredh sipas dëshirës gjatë gjithë ndeshjes. Kjo do të kishte mjaftuar për të fituar". (Kritika për trajnerin Dino Zoff pas finales së Euro 2000 të humbur nga Italia ndaj Francës).
Lexo më tej: Lamtumirë Berlusconi: nga Milan te Monza, triumfet e Presidentit që revolucionarizoi futbollin
2001
"Helveg më kujtoi fabulën e luanit të shurdhër: një burrë i bie violinës së tij në xhungël, duke tërhequr vëmendjen e një luani. Pastaj një tjetri, deri në njëqind luanë të magjepsur. Pas pak vjen një luan tjetër, i afrohet njeriut dhe e gllabëron atë”.
2004
"Flitet si Milan i Sacchi, Zaccheroni dhe Ancelotti dhe nuk flasim kurrë si Milan i Berlusconi. Megjithatë jam unë që kam bërë formacione për 18 vjet, duke diktuar rregullat dhe duke blerë lojtarë. Duket sikur unë nuk ekzistoj".
"Do të dërgoj një letër: nga e hëna çdo trajner i Milan do të jetë i detyruar të luajë me të paktën dy sulmues. Nuk është një kërkesë, është një detyrim."
2005
“Kam urdhëruar lojtarët e mi të futen në fushë për të qenë zotër të fushës dhe lojës”.
2006
"Lamtumira e Shevchenko? Nuk u kërkua nga ne dhe nuk u shkaktua nga vullneti i lojtarit. Ai iu nënshtrua dëshirave të gruas së tij. E dihet se gratë shpesh janë kapo, e nuk mund t'u thuash jo".
"Flamujt në futboll nuk blihen e as shiten. Më kujtuan se, megjithatë, unë bleva Nestën që ishte flamuri i Lazios. Unë kurrë nuk bëra një ofertë për Nestën kur isha president i Milan. Mendoja se Lacio duhej ta mbante fort. Pastaj, kur për arsye ekonomike u detyruan ta nxirrnin në merkato, duke u përballur me mundësinë shumë konkrete që lojtari të shkonte te Juventus, atëherë dhe vetëm në atë rast ndërhyra për të penguar një konkurrent timin direkt të forcohej”.
2010
“Ju tifozët gëzoheni dhe hidhëroheni, por në fund gjithmonë paratë i fus unë”.
Milan na dha dhimbje në Cesena, por ata nuk luajtën keq. Problemi është se Milan shpesh ndeshet me arbitra të së majtës”.
"Shitja e Milan do të më kushtonte për sa i përket popullaritetit. Nuk është një vendim i lehtë. A ju kujtohet kur shita Kaka? Kam humbur tre pikë në Europee".
"Është skuadra që dua dhe prandaj jam tifozi më i madh. Por këtë vit, pavarësisht dëmtimeve të shumta, nëse do të kisha qenë trajner do ta kisha fituar titullin me 5-6 pikë distancë". (Në vitin me Leonardo në pankinë, 2009-10, Milan përfundoi i dyti pas Interit të tripletës).
2012
“Të mundësh Juventus me një penallti të dyshimtë është edhe më e bukur”.
"Kanë qenë tre skuadra në futboll që kanë shënuar histori. Njëra është Ajax i Crujiff, një është Milan i holandezëve dhe e fundit është Barcelona e Guardiolës".
2013
Milan është skuadra me më shumë tituj në botë, dhe unë jam presidenti që ka fituar më shumë trofe. Santiago Bernabeu fitoi gjysmën e tyre dhe madje i dhanë emrin e tij një stadiumi”.
"Pirlo është ende një plagë e hapur, në zemrën time dhe në atë të të gjithë kuqezinjve. Vitin e fundit ai nuk ishte në harmoni me mjedisin në Milanello dhe me trajnerin. Nuk ishte qëllimi ynë për ta shitur atë".
2015
“Ne kemi mes të rinjve tanë një djalë të jashtëzakonshëm të quajtur Locatelli dhe që shpresoj se do të jetë një regjist i madh në të ardhmen”.
2023
"Gjatë gjithë jetën kam arritur ëndrra që dukeshin të parealizueshme për të gjithë. Kur mora Milan, doja që të bëhej skuadra më e fortë në botë dhe ia dola".
"Më i madhi? Baresi, një lojtar fantastik, një njeri me ndershmëri të pabesueshme. I dashur dhe i respektuar nga të gjithë, madje edhe nga kundërshtarët e tij".
"Maradona? Një keqardhje shumë e thellë, dhe jo vetëm sepse ai ishte lojtari më i madh i gjeneratës së tij. Ai ishte një person i brishtë, ndoshta disiplina dhe vëmendja ndaj individëve që ishin në Milanin tim do ta kishte ndihmuar atë të shmangte disa gabime. Megjithatë. Duke folur me të, kuptova një gjë: Maradona ishte Napoli, ai ishte simboli dhe flamuri i Napolit më të madh në histori, të paktën deri më sot. Flamujt nuk mund të blihen dhe nuk lëvizin dot. Do të ishte sikur të merrje zemrën e një qyteti të tërë dhe ta transferojë në Milano, do të ishte e padrejtë, nuk mund të bëhej”.
"Cilin lojtar do të sillja në Milan sot? Haaland apo Mbappé. Ata janë e tashmja dhe e ardhmja e futbollit".