Flash

Messi ndalohet e mbahet për dy orë nga policia në Kinë: aventura e pabesueshme në aeroportin e Pekinit

Lapsi.al 12 June 2023
Messi ndalohet e mbahet për dy orë nga policia në Kinë:
Kombëtarja e Argjentinës, kampione e botës, të enjten do të luajë miqësoren kundër Australisë në stadiumin e Punëtorëve në Pekin. Sfidë magjepsëse dhe tifozët e fenomenit Albiceleste, Lionel Messi, e kanë pritur prej disa kohësh. Megjithatë, pas mbërritjes së tij në territorin kinez, Pleshtit iu desh të përballej me një episod aspak të këndshëm. Leo Messi kishte mbërritur me avionin e tij privat së bashku me truprojat e tij dhe disa miq. Me të ishte edhe ish-juventini Angel Di Maria. Në Pekin, Messi do të bashkohej me shokët e tij të skuadrës, për miqësoren me Australinë të enjten. Me mbërritjen e tij në aeroport, megjithatë, gjërat nuk shkuan tamam mirë. Pleshti në fakt u ndalua nga policia kufitare kineze dhe u mbajt për dy orë. Arsyeja? Probleme me pasaportën. Lexo më tej: “Nuk kthehem te Barcelona”, Messi sqaron të ardhmen e shemb aludimet: “Do shkoj te Inter Miami”

ÇËSHTJE PASAPORTE

Sapo zbarkoi në aeroportin ndërkombëtar të Pekinit, Messi u bllokua nga agjentët e kufirit kinez. Ngjarjen e dëshmojnë disa foto të shfaqura në rrjete sociale, ku sulmuesi i ri i Inter Miami mban në dorë pasaportën e tij. E është pikërisht dokumenti i udhëtimit shkaku i problemeve. Pleshti kërkonte të hynte në Kinë duke përdorur atë spanjolle në vend të asaj argjentinase. Pasi kishte hyrë në Tajvan me të njëjtën pasaportë, ish-kampioni i PSG-së ishte i sigurt se ishte e vlefshme edhe për hyrjen në Kinë: "Tajvani nuk është Kina?", i ka pyetur ai agjentët. Jo tamam… Siç u përmend, pas dy orësh ndalim, agjentët më pas i dhanë sulmuesit aprovimin për hyrjen në vend.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI