NË SHËNJESTËR AKORDET KOMERCIALE
Arsyeja e përplasjes ligjore mes ish-trajnerit të Napolit dhe Milanit dhe Toffees lidhet me kontratat dhe marrëveshjet e përgjithshme komerciale. Bëhet fjalë për një total prej rreth 2 milionë paund ende për t'i paguar trajnerit. Mbetet për t'u kuptuar përse ekipi ligjor i trajnerit italian priti dy vite para se të bënte denoncim.Everton, që këtë sezon shpëtoi në javën e fundit në dispozicion, e sheh veten të përballet me probleme ligjore dhe sportive. Një pjesë e madhe e skuadrës do të zëvendësohet në përpjekje për t'u larguar nga zonat e ulëta të renditjes sezonin e ardhshëm. E tani erdhi edhe thirrja për gjyq, nga një e shkuar dy vjet më parë...??| BREAKING: Carlo Ancelotti is SUING Everton FC, in London High Court, over commercial agreements. [@guardian] pic.twitter.com/AuHxoIKwmI
— CentreGoals. (@centregoals) June 12, 2023