PËRGJIGJA E BIG ROM
Megjithatë, sulmuesi ka kërkuar kohë. Preferenca e tij do të ishte të qëndronte në Europë për të luajtur, ndoshta te Inter. Në fakt, ai nuk ndihet ende gati të lërë futbollin që ka rëndësi. Por Arabia Saudite është një kampionat që tani po rritet për sa i përket lojtarëve. Benzema dhe Kante zgjodhën të shkojnë aty për tu bashkuar me Cristiano Ronaldo në Saudi Major League. Mund të jetë Inter, Chelsea apo ndonjë skuadër tjetër, por e ardhmja e Romelu Lukaku duket se është në Europë. Vetëm se në këtë futboll të sotshëm nuk dihet kurrë.“#Lukaku ha incontrato emissari dell’Al-Hilal in un grande hotel parigino: il club ha proposto uno stipendio da 20 mln a stagione, l’attaccante è interessato ma vuole molto di più. I contatti continueranno”. (@Santi_J_FM / @footmercato) Opinioni? pic.twitter.com/wqRQOzHwog
— Fabrizio Biasin (@FBiasin) June 13, 2023