Flash

Al-Hilal nuk pranon refuzime, 70 mln euro për Max Allegri: së shpejti takimi me Juventus

Lapsi.al 13 June 2023
Al-Hilal nuk pranon refuzime, 70 mln euro për Max Allegri: së shpejti

Al-Hilal nuk heq dorë nga Massimiliano Allegri dhe përmirëson ofertën. Për të bindur trajnerin e Juventus që të zbarkojë në Ligën Saudite, klubi i Riadit në fakt ka shtuar një bonus nënshkrimi. Praktikisht 10 milionë në firmë për një kontratë 3 vjecare prej 60 milionë euro në sezon. Një super ofertë, për të cilën Max po mendon me kujdes. Pas këtij viti të komplikuar, Allegri vazhdon t'i japë përparësi Juventus për t'iu përgjigjur kritikave të shumta në fushë. Por me disa shifra edhe vlerësimet mund të jenë të ndryshme dhe të çojnë në ndryshim kursi.

SË SHPEJTI TAKIMI ME JUVENTUS

Hipotezë që për momentin askush nuk mund ta përjashtojë. Sidomos pas tensioneve të periudhës së fundit në Vinovo me Francesco Calvo. I shtohet këtu edhe zgjedhja e drejtorit të ardhshëm Cristiano Giuntoli pa pyetur për asnjë mendim trajnerin. Një situatë e cila, në dritën e presionit arab, tani kërkon një takim sqarues me pronarët. Takim që Massimiliano Allegri dhe John Elkann duhet ta kenë së shpejti, ndoshta në 24-48 orët e ardhshme. Duhe bërë një bilanc i situatës, për të verifikuar synimet e ndërsjella dhe për të hedhur dritë mbi të gjitha aspektet. Nga tundimi faraonik i Al-Hilal, i refuzuar tashmë në sulmin e parë në Montekarlo, tek ndërtimi i ekipit të ri mes lamtumirës, konfirmimeve dhe nënshkrimeve të reja në merkato. Nga objektivi për mesfushorin Davide Frattesi, te situatat për rinovimin e Adrien Rabiot dhe Juan Cuadrado, deri te shitja e mundshme e Dusan Vlahovic. Tema shumë të nxehta që do të përcaktojnë njëkohësisht të ardhmen e Max në pankinën e Juventus.

Lexo më tej: Trajnerin e Juves nuk e duan as në Arabi, reagojnë tifozët e Al-Hilal: në Twitter ‘mbin’ #Allegriout

Një përballje e domosdoshëm për t'i dhënë fund thashethemeve dhe detajeve, për të kthyer faqen dhe për të ecur përpara. Cilido qoftë vendimi i teknikut. Për Max Allegri, kthimi te Juventus ishte një zgjedhje zemre. E bërë për djalin e tij Giorgio që jeton në Torino dhe gjithashtu për miqësinë e thellë me Andrea Agnelli. Tani, megjithatë, oferta nga Arabia mund t'i ngatërrojë pak kartat, pas sezonit të fundit të vështirë. Një propozim që mund të lëkundë disa siguri dhe të tundojë trajnerin e Juventus. Një tundim shtatëdhjetë milionë euro.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI