Flash

Leao, tregon të vërtetën për të ardhmen e tij: fjalët e portugezit surprizojnë tifozët kuqezinj

Lapsi.al 13 June 2023
Leao, tregon të vërtetën për të ardhmen e tij:

Kampionati ka përfunduar dhe tashmë të gjitha klubet kërkojnë përforcimet e duhura për të rritur konkurrencën e skuadrës. E gjitha kjo, përveç rinovimeve delikate me lojtarët më të mirë aktualë. Në shtëpinë e Milan, lamtumira e Paolo Maldini prishi të gjitha planet. Shumë lojtarë afër me drejtorin sportiv u “rebeluan”. Mes tyre është edhe Leao. Portugezi foli për të ardhmen e tij gjatë një konference për shtyp të mbajtur në grumbullimin me kombëtaren.

Që nga grumbullimi i kombëtares, Rafael Leao ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka prekur shumë tema. Te Milani u bë një riorganizim menaxhimi me largimin e Paolo Maldini dhe Massara. Ishin pikërisht ata të dy që kishin sjellë portugezin te kuqezinjtë. Një marrëdhënie e ngushtë, pothuajse si baba e bir, ajo e sulmuesit të Milan me ish-flamurin kuqezi. Por tani është koha për të vazhduar përpara dhe Rafa ka dashur të qartësojë të ardhmen e tij. Për Leao në fakt shumë klube të rëndësishme europiane janë interesuar: “Vendimi ishte marrë tashmë përpara nënshkrimit të kontratës. U thashë drejtuesve se ishte ajo që doja. Kur mbërrita në Milano, klubi më mbështeti jashtëzakonisht”.

Lexo më tej: “Sa mirë më rri fanella e re”: Leao rinovoi kontratën me dyfishin e pagës deri në vitin 2028

Duke vazhduar të ilustrojë të ardhmen e tij, portugezi i befasoi pozitivisht tifozët kuqezi me deklaratat e dashurisë për Milan: “Nuk kam menduar për ndonjë klub tjetër apo largim. Dua të bëj historinë e Milan”. Sytë e Chelsea dhe PSG-së ishin drejtuar tek ai, por tashmë pas deklaratave publike të Leao duhet të fokusohen në profile të tjera. Një akt dashurie që do të lumturojë tifozët e Milan, por edhe drejtuesit që bënë një sakrificë të madhe për rinovimin e kontratës së tij.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI