Flash

Rabiot nuk po rinovon me Juventus, Sabatini zbulon një prapaskenë me francezin e të ëmën e tij

Lapsi.al 14 June 2023
Rabiot nuk po rinovon me Juventus, Sabatini zbulon një prapaskenë me
Walter Sabatini foli në Radio Napoli Centrale për trajnerin e ardhshëm të Napolit. Ai u ndal në eksperiencat e tij si drejtor sportiv dhe përmendi edhe një prapaskenë me Rabiot dhe nënën e tij. Francezi në fakt nuk po rinovon me Juventus dhe duket se mund të largohet me parametër zero nga Torino. Një situatë që kujtoi një histori të njohur për Walter Sabatini. Drejtori historik sportiv ndër vite ka punuar për shumë klube, përfshirë Palermo, Roma dhe Salernitana. E pikërisht te granata ai ndaloi së pari, duke folur për trajnerin e radhës të Napolit, që shumë besojnë se është Paulo Sousa: “Ai është trajneri i Salernitanës, nuk mendoj se ka arritur marrëveshje me Napolin. Por është prova se De Laurentiis lëviz shumë në merkato”. Opsionet e tjera – Galtier dhe Garcia – i pëlqejnë shumë Walter Sabatini dhe për të janë shembuj të rritjes ndërkombëtare të Napolit. E për ardhjen e tij të mundshme në Campania për të zëvendësuar Giuntoli, ish-drejtori sportiv i Salernitanës heq çdo dyshim: “Unë jam një njeri praktik, jo një fantazist i hipotezës. E De Laurentiis nuk do të më telefonojë kurrë. Ai ka nevojë të jetë njeriu i kopertinës së kompanisë së tij, ves që e kam edhe unë. Ai është një primadonna”.

RABIOT E MAMAJA E TIJ

Kur u pyet për të sjellë në mendje disa nga nintuitat e tij më të mira në merkato gjatë viteve të fundit të karrierës, Sabatini u përgjigj: "Marquinhos u mor për 4 milionë duke u bërë titullar i Romës. E 10 muaj më vonë u rishit për më shumë se 30 milionë. Por ka pasur shumë të tjera”. Keqardhja më e madhe është Adrien Rabiot. Mesfushori francez, tani te Juventus, ishte objektivi i Romës dhe marrëveshja ishte afër, por gjithçka dështoi: “Lojtari për të cilin më vjen keq më shumë është Rabiot. E kisha në dorë 4 vite më parë, ai do të kishte qenë i shkëlqyer për Romën. Nëna e tij është një grua problematike”.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI