Flash

Ish-lojtarja e Suedisë Nilla Fischer e rrëfimi shokues: “E detyruar të tregoja gjenitalet”

Lapsi.al 13 June 2023
Ish-lojtarja e Suedisë Nilla Fischer e rrëfimi shokues: “E

Një histori tronditëse, ajo e Nilla Fischer, ish-lojtare e kombëtares suedeze për femra, që i përket Kupës së Botës 2011. Në librin e saj, të sapobotuar, ish-mbrojtësja (u tërhoq në dhjetor 2022) zbuloi praktikat poshtëruese të cilave i janë nënshtruar lojtaret e kombëtares përpara turneut.

Pak para fillimit të kampionatit botëror në Gjermani mes 26 qershorit dhe 17 korrikut 2011 (Suedia u rendit e treta), Nigeria, Afrika e Jugut dhe Gana kishin protestuar ashpër kundër FIFA-s. Shkak ishte prezenca e supozuar e burrave në ekipin e Guinesë Ekuatoriale. Kështu lindi detyrimi i vendosur për të gjitha ekipet kombëtare. Ai konsistonte në nënshkrimin e një deklarate (pas kontrolleve të thelluara) që konstatonte se të gjithë anëtarët e skuadrës ishin në fakt femra.

FISCHER: “U DETYRUAM TË TREGONIM GJENITALET”

Në këtë kuptim, megjithatë, i takonte federatave individuale të vendosnin se si të vepronin në mënyrë specifike. Në këtë rast, federata suedeze zgjodhi kontrollet (të kryera nga një fizioterapiste në llogari të mjekut) të cilësuara si "poshtëruese" nga vetë Fischer: "Na u tha se nuk duhej të ishim depiluar për disa ditë dhe se do të duhet të tregonim organet tona gjenitale për të treguar se ishim gra. Askush nuk e kuptoi çështjen e depilimit, por bëmë ashtu siç na thanë. Pyesnim veten nëse ishte e përshtatshme të refuzonim, por askush nuk donte të rrezikonte mundësinë për të luajtur në një Botëror. Kështu që duhej ta bënim, pa marrë parasysh sa poshtëruese dhe e sëmurë ishte”.

RRËFIMI SHOKUES I NILLA FISCHER

“Kështu që i ula pantallonat dhe të brendshmet – tha ish-futbollistja në një intervistë për gazetën suedeze Aftonbladet –. Fizioterapistja pohoi me kokë, tha 'po' dhe pa mjekun që po qëndronte me shpinë nga dera. Ai mori shënim dhe më pas trokiti në derën tjetër. Kur të gjithë lojtaret u kontrolluan, mjeku nënshkroi dokumentin që vërtetonte se kombëtarja suedeze përbëhej vetëm nga femra". Në këtë kontekst, nuk është e qartë pse lojtarët nuk iu nënshtruan një tamponi bukal, një metodë që synon mbledhjen e ADN-së për të përcaktuar me siguri seksin e subjektit. Aktualisht, FIFA ka marrë parasysh deklaratat e Nilla Fischer, pa bërë asnjë koment. Fischer në karrierë fitoi dy kampionate gjermane, një Ligë të Kampionëve dhe tre Kupa të Gjermanisë me Wolfsburg. Si dhe dy kampionate dhe një Superkupë të Suedisë me Malmoe.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI