Flash

Video/ Veseli mban në ankth teknikun Sylvinho: Gjimshiti ikën nga grumbullimi, do të bëhet baba

Lapsi.al 14 June 2023
Video/ Veseli mban në ankth teknikun Sylvinho: Gjimshiti ikën nga

Një ditë intesive për kombëtaren shqiptare, që zhvilloi pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore. Kuqezinjtë po përgatiten për dy ndeshjet e qershorit ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, në kualifikueset e Europianit 2024. Tekniku Sylvinho, sidoqoftë, i është dashur të bëjë në stërvitje pa dy mbrojtës. Berat Gjimshiti dhe Frederik Veseli nuk kanë qenë nën urdhërat e brazilianit, edhe pse për arsye të ndryshme.

Pas dy ditëve në Elbasan, kuqezinjtë u zhvendosën në stadiumin ‘Air Albania’. Një seancë stërvitore në vendin ku do të zhvillohet ndeshja, për t’u përshtatur më shumë me terrenin sportiv ku do të luajnë të shtunën e 17 qershorit. Grupi i lojtarëve të pranishëm punoi fillimisht me disa ushtrime me topin. Më pas lojtarët kanë provuar edhe disa situata të ndryshme loje. Jo gjithcka ka shkuar qetë, sepse Sylvinho nuk ka patrur në dispozicion mbrojtësit Gjimshiti dhe Veseli. Qendra e Atalantës është bërë baba për herë të dytë dhe ka marrë leje te trajneri për t’iu bashkuar familjes. Gjimshiti do të rikthehet sërish nesër pranë skuadrës.

Lexo më tej: Video/ Nga finalja e Champions te Moldavia, Asllani ka një plan: “Sa më shumë mban topin, rriten shanset”

Ndërkaq, mbrojtësi Frederic Veseli ka marrë një goditje të fortë në shpatull, në ndeshjen e kontrollit të së martës. Problemi nuk është serioz dhe mbrojtësi kuqezi pritet të rikthehet sërish pranë skuadrës nesër. Vetëm tre ditë kanë mbetur nga ndeshja e parë ndaj Moldavisë, e vlefshme për eliminatoret e Europianit ‘Gjermani 2024’. Pastaj, tre ditë më pas, në 20 qershor, kuqezinjtë do të luajnë në transfertën me Ishujt Faroe.

https://youtu.be/qizfjnCTdAc

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI