Flash

Haaland, foto që po çmend tifozët: nga ‘skilipec’ në ‘Hulk’ në vetëm dy muaj

Lapsi.al 14 June 2023
Haaland, foto që po çmend tifozët: nga ‘skilipec’
Quajeni "Haaland i pabesueshëm". Fenomeni norvegjez, një makineri autentike e golit dhe problem i pazgjidhshëm për mbrojtjet kundërshtare, tani ka një veçori të re. E që ndoshta e bën edhe më të pandalshëm: muskujt e… Hulk. Një ndryshim rrënjësor, edhe pse rezultati nuk ndryshon. Siç shihet edhe nga foto, sulmuesi i Manchester City praktikisht është “transformuar”. E kjo ndodhi në vetëm dy muaj! Po, sepse imazhi i majtë daton në prillin e kaluar, kështu që "transformimi" duket edhe më i pabesueshëm. Konkretisht bëhet fjalë për fitoren e Citizens ndaj Arsenal, që në fakt i hapi rrugën pushtimit të Premier League. Ndërsa fotoja tjetër është realizuar pas triumfit në Champions League ndaj Inter. Të gjitha në më pak se gjashtëdhjetë ditë. Por nga ana tjetër, dihet: Haaland është një superhero. Në fushë dhe, me sa duket, jo vetëm.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Sport Mediaset (@sportmediaset)

HAALAND, ÇFARË MUSKUJSH… TË TEPËRTA MADJE?

E pastaj është ana tjetër e historisë. “Është në rregull të jesh kampion dhe të kesh aftësi të jashtëzakonshme, por kjo është e tepërt!”. Kështu kanë menduar shumë tifozë, të cilët e kanë konsideruar fotomontazh imazhin në fjalë: e pamundur të jetë e vërtetë. Por padyshim që skeptikët morën një përgjigje nga fjalët e Francesco Acerbi, mbrojtësit të Inter që e markoi në finalen e Stambollit: “E gjeta dyfishin e atij që ishte kur e sfidova në kohën e Dortmund. Ai është një sulmues i mrekullueshëm, por me punë ekipore ne arritëm ta ndalonim". Lexo më tej: FOTO/ City gati kampion, Haaland kërkoi një stilolaps: “korigjimi” i këpucëve me taka bën xhiron e botës Nuk ka dyshim për një gjë, megjithatë: Haaland pati një sezon të jashtëzakonshëm, përtej çdo logjike. 52 gola të shënuar në 53 ndeshje, duke fituar Champions League, Premier League, Fa Cup dhe madje edhe Këpucën e Artë. Një vit për ta vënë në kornizë. E tani ai është gati të evidentohet edhe me kombëtaren e tij, Norvegjinë, në ndeshjet kualifikuese për Euro 2024. Në këtë pikë, pothuajse ia vlen të shpresohet që ai të shënojë dhe të heqë fanellën... kështu që mund të shihet se si është gjendja reale e muskujve të tij.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI