Flash

"Nuk ka më shanse t'i jap dorën një rusi", Zinchenko pozicionohet ashpër kundër lojtarëve rusë

Lapsi.al 15 June 2023
"Nuk ka më shanse t'i jap dorën një rusi",
Oleksandr Zinchenko ka folur për ndjesitë e tij ndaj lojtarëve rusë, duke pasur parasysh atë që po ndodh mes Ukrainës dhe Rusisë në frontin e luftës. Në fakt, ajo që po ndodh në Ukrainë prej më shumë se një viti, nuk mund të mos ketë ndikim në futboll dhe sport në përgjithësi. Bota e futbollit europian u pozicionua në favor të kombit të pushtuar. Nisën fushatat për paqen dhe u morën disa vendime nga UEFA dhe ligat e ndryshme kundër Rusisë. Pikërisht për mënyrën se si duhet të trajtohen futbollistët dhe sportistët rusë, mbrojtësi i Arsenal, Zinchenko është shprehur në intervistën e Piers Morgan: “Nuk ka më asnjë mundësi që unë t'i shtrëngoj dorën një rusi. Duhet të jem i sinqertë, nuk do ta pranoj kurrë reagimin e tyre. Mund t'i thuash vetes se ata nuk po bëjnë asgjë kundër nesh, apo diçka të tillë. Por po, janë bashkëpunëtorë. Nëse askush nuk dëshiron të flasë sepse është i frikësuar, atëherë më vjen keq. Më falni. Mos na quani më vëllezër si në të kaluarën. Kurrë më". Lexo më tej: "Më mirë vdesim, u bë një javë që vetëm qaj": Zinchenko tregon përjetimin e luftës në Ukrainë

JANË PËR TU PËRJASHTUAR NGA SPORTI

Ukrainasi, i cili është një nga senatorët e ekipit kombëtar, vazhdoi duke thënë: “Unë jam një nga ukrainasit që nuk më pëlqen t'i shoh në nivelin më të lartë në asnjë sport. Sigurisht, ata nuk duhet të lejohen të konkurrojnë”. Ky është pra qëndrimi i ashpër i mbrojtësit, i cili është një nga promotorët kryesorë në Angli për të drejtat dhe mbështetjen e ukrainasve. Ndër të tjera Zinchenko po organizon së bashku me Shevchenkon edhe një ndeshje solidariteti në Londër. Takimi duhet të mbahet më 5 gusht dhe do të quhet “Game4Ukraine”.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI